Më 9 shtator do të çelë dyert për 860 nxënës, gjimnazi më i vjetër i qytetit të Durrësit "Naim Frashëri", në një godinë të re me kushte bashkekohore.
“Kemi janë 26 klasa, me ambiente shumë të mira, laboratore, palestra, salla kulturore dhe sistem ngrohje-ftohje”, tha Esmeralda Xheraj, drejtoreshë e shkollës “Naim Frashëri”.
Afro 5 vite pas termetit shkatërrimar të 29 nentorit 2019, në Bashkinë e Durrësit janë rindërtuar 40 objekte arsimore dhe janë në proces 9 të tjera.
“Kemi ende pa ndërtuar shkollën e Vadardhës në Sukth. Jemi në fazën e lidhjes së kontratës për gjimnaznin e Manzës. Jemi duke përfunduar shkollën ‘Demokracia’”, u shpreh kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.
Duke folur për Report tv, Sako tha se shkolla e fiskulturës "Bernardina Qeramixhia" do të përfundojnë në tetor dhe pritet të marrë statusin shkolle kombëtare. Ndërsa puna për gjimnazin “Gjergj Kastrioti” është pezulluar prej disa muajsh për shkak të mozaikëve që u gjetën gjatë gërmimeve arkeologjike. “Do të hartohet një projekt i ri në mënyrë që të ‘bashkëjetojnë’ antikiteti dhe shkolla në të njëjtin territor”.
Në vitin shkollor 2024-2025 do të ulen në bankat e shkollës 20 871 nxënës,1800 prej tyre nxënës të klasës së parë.