Lënda plasëse që policia u gjeti 3 personave të vënë nën hetim

Peshkonin duke përdorur lëndë plasëse, vihen nën hetim tre persona në Vlorë

26 Dhjetor 2022, 10:20| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 10:22

  • Share

Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Vlorës pasi janë kapur duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Nën hetim janë vënë personat e identifikuar si MZ, Y.H banues në Vlorë dhe K.P banues në Fier të cilët peshkonin duke përdorur lëndë plasëse artizanale.

Ata ndaluan nga policia në bregdet, në fshatin Delisuf. Gjatë kontrollit fizik të njërit prej tyre, shtetasit M. Z, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 copë lëndë plasëse të përgatitur në mënyrë artizanale.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?