Peshkopi/ Kthehet nga Anglia, djali vret prindërit për hotelin te ‘Llixhat’

7 Qershor 2018, 12:54| Përditesimi: 7 Qershor 2018, 18:03

  • Share

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Peshkopisë, teksa një djalë ka vrarë prindërit e tij me armë zjarri automatik. Ngjarja tragjike ka ndodhur në zonën e 'Llixhave', ku Report Tv mëson se janë qëlluar për vdekje nga i biri çifti i pronarëve të një hoteli te 'Llixhat'. 

Burime i thanë Report Tv se 26-vjeçari Qemal Sela ishte kthyer nga Anglia, ku qëndronte prej 7 vitesh, pak orë para se të kryente krimin tronditës, i cili ka ndodhur brenda hotelit të çiftit Flamur dhe Zeqimete Sela, 56 dhe 50 vjeç, dhe shkak dyshohet çështja e pronësisë së hotelit, pasi djali ka akuzuar prindërit për fshehje të lekëve që ai sillte nga Anglia.

Dëshmitarë nga vendngjarja rrëfyen tmerrin për Report Tv, duke thënë se i riu ka qëlluar fillimisht të atin dhe te dera e hotelit i ka marrë jetën edhe të ëmës. Ata pohuan se kanë parrë tmerr me sy, teksa kanë parë gjithë ngjarjen kriminale. 

Pamë tmerr me sy, kur dy pronarët e hotelit u qëlluan nga djali i tyre për vdekje.  

Dëshmitarët për Report Tv

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Ora 17:36
‘Punoj si vrasës me pagesë’/ I riu nga Peshkopia sot ekzekutoi prindërit

26-vjeçari Qemal Sela, i cili ekzekutoi sot me armë zjarri prindërit Flamur Sela 55 vjeç dhe Zeqimete Sela 50 vjeçe pas një konflikti sapo ishte kthyer nga Anglia. Ndërsa nga një kërkim në faqen e tij në Facebook shihet se njërën prej fotove e shoqëronte me një status se punonte si ‘vrasës me pagesë’.

Fotoja e autorit te krimit dhe statusi ne Facebook se 'punon vrases me pagese'

Ora 13:50
FOTO/ Kush është autori i krimit tragjik në Peshkopi, 26-vjeçari që vrau prindërit

Report Tv ka zbuluar foton e autorit të krimit të dyfishtë në Peshkopi. Ky që shihni më poshtë është 26-vjeçari Qemal Sela, i cili qëlloi për vdekje prindërit e tij, Flamur dhe Zeqimete Sela, pronarë të një hoteli te 'Llixhat'. 

26-vjeçari vrau dy prindërit në sy të klientëve të hotelit, vetëm pak orë pasi ishte kthyer nga Anglia, ndërsa shkak dyshohet çështja e pronësisë së biznesit.


(Autori i krimit, Qemal Sela)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 07/06/2018 18:02

    Jam dakort ke Suliotin. Kafsha nuk ka ndergjegje se nuk ka kush t' ja kultivoje. Tani te keni pak " meshire " per kete bageti si " jetim " qe eshte.

    Përgjigju
  • Sulo: 07/06/2018 14:23

    Fiks, maloku pa bese me thike ne brez, thote populli. Valje ne Angli per 7 vite por prape shtaze ngele o qen. Po me prinderit cpate o fekale. Te dhane jeten e te rriten o qen. Te te rrjepin te gjalle tani pak e ke.

    Përgjigju
    • Suliot: 07/06/2018 15:50

      Thone per çamet ashtu o sulo musteqja.Prindi korr ate qe mbjell ne kete rast.Niveli ulet arsimor,mungesa e vlerave morale,sensi familjes etj etj mungojne me shumice ne shqiperi prandaj ndodhin tragjedi te tilla.

    • Malok: 07/06/2018 15:22

      Bravo Sulo gjete rastin te hedhesh helm e balt ne ventilator.

  • Bajgëri e gjallë: 07/06/2018 14:14

    Bajgëri e gjallë!

    Përgjigju
    • Angli: 01/04/2019 04:02

      Nje ngjarje e till sdi se si mund te shpjegohet apo te komentohet kjo ngjarje nuk do komente e as trajtime se cili ishte shkaku... Nuk egziston ne bote arsyeja e kesaj ngjarje , thjesht egziston vetem konstatimi i keti egërsire te cilin e shofim ne foto dhe pamja e tija tregon se ka shpirtë kanibalesh fëtyr drogirashesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?