Makina që përplasi oficerin

Kronikë

Peshkopi/ Përplasi me makinë oficerin e policisë teksa po ecte në trotuar, arrestohet shoferi! Plagosi edhe një 20-vjeçar

6 Maj, 12:50| Përditesimi: 6 Maj, 13:17

  • Share

Peshkopi- Alban Murja, shoferi i cili përplasi me makinë një ditë më parë oficerin e policisë teksa po ecte në trotuar është arrestuar për ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Në njoftimin zyrtar për mediat blutë informojnë se nga ky aksident mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Efektivi i policisë, i identifikuar me inicalet V.Gj., i cili u transportua një ditë më parë me helikopter Spitalin e Traumës në Tiranë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A.Sh. (M), 27 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

27-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë, shtetasin V.Gj., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një 20-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?