Historia e dhimbshme e 38-vjeçares, Blerina Rrapushi, e cila vuan nga sëmundja e elefantiazës dhe peshon 450 kg, preku zemrat e shumë shqiptarëve pasi u transmetua në Report TV. Me lot në sy Blerina rrëfeu se prej 4 vitesh nuk lëviz nga shtrati, ndërsa i ka munguar kujdesi shëndetësor. Në lidhje me rastin e saj dhe shërbimin që i ofrohet Report Tv është interesuar pranë institucioneve shëndetësore në qytetin e Vlorës.
Rajmonda Zoto, mjeke e përgjithshme, njëherësh drejtuese e qendrës shëndetësore nr. 3 në qytetin bregdetar tregon se ky është rast që ka nevojë për vëmendjen e gjithë institucioneve shëndetësore dhe sociale.
"Ka disa diagnoza, jo vetëm një; duke filluar nga sëmundja bazë, elefantiaza, diabet të tipit 2, hipertension, astmë bronkiale, plus këtyre është edhe paraplegjike inferiore për shkak të shtimit të madh në peshë, që vjen nga elefantiaza", thotë mjekja.
E pyetur se nga vjen një sëmundje e tillë Zoto shton se "është një kompleks simptomash me etiologji të ndryshme si pasojë e bllokimit të enëve të gjakut dhe limfatike që shkaktojnë stazë, mosqarkullim të limfës, pastaj hyjnë në lojë dhe problemet hormonale që ka shkuar deri në këtë fazë ku ndodhet sot Blerina".
Për doktoreshën Zoti shkaku i sëmundjes është ende i paqartë.
"Faktikisht shkakun nga se i ka ardhur ne nuk e kemi të qartë, është diagnostikuar diku tjetër me elefantiazë dhe ne vazhdojmë me ato trajtime që kanë vendosur një ekip mjekësh specialistë, nga endokrinologu, kirurgu, kardiologu, mjeku alergolog të gjithë këta kanë bashkëvepruar dhe kanë vendosur mjekimin dhe dietë strikte ushqimore. Ka mbi 6 vite që është diagnostikuar, por sëmundja ka avancuar, është e tillë sëmundja që agravon që çon në paaftësi fizike që asaj i ka filluar në ekstremitet e poshtme (këmbët)", vijon ajo në intervistën e dhënë për Report Tv.
Drejtuesja e qendrës shëndetësore nr. 3 në qytetin, Rajmonda Zoto, teksa i bahskohet thirrjes së Blerina duhet të kurohet jashtë vendit dhe për këtë është vetëm shteti që merr vendim, shprehet se stafi mjekësor ka hartuar një program që shkon për përkujdesje tek pacientja, pra shkon infermierja e lagjes dhe e mjekon në shtëpi.
"Shkon sa herë është e mundur sepse nuk mund të them se shkon çdo ditë, pra s'ka shërbim përditë në banesë. Por kur na thërrasin familjarët shkon dhe vetë doktoresha e lagjes, që është shumë e përkushtuar për rastin në fjalë, por dhe infermierja. Ka përfituar KEMP dhe kujdestari. Shërbimi nga qendra shëndetësore, me ato mundësi që ne kemi nuk i ka munguar. Gjithashtu dhe Drejtoria Spitalore u përgjigjet familjarëve, kur ata kanë nevojë. Elefantiaza është sëmundje që agravon me kalimin e viteve, ne si staf i gjendemi Blerinës por shoh se ka nevojë dhe për një shërbim tjetër që e shoh të nevojshme për Blerinën dhe familjarët është psikologu. Me sa mora dijeni shkon një psikolog por duhet të shkojë më shpesh. Ata (familjarët) insistojnë për trajtim të mëtejshëm jashtë vendit që është jashtë mundësive tona. Ata kërkojnë që shteti të mundësojë trajtim jashtë vendit", tha për Report Tv, doktoresh Zoto.
Drejtori i Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, Kujtim Llapi: trajtohet me KEMP dhe kujdestari
Për mbështetjen që institucionet shëndetësore i japin Blerina Rrapushit Report Tv intervistoi edhe drejtorin e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë, Kujtim Llapi. Ai u shpreh se 38-vjeçarja trajtohet me KEMP dhe kujdestari
"Zonja merr KEMP dhe kujdestari nga shërbimi social, është një subjekt që ne e kemi trajtuar në shtëpi. Një infermiere është caktuar që i shërben,e mjekon në shtëpi. S'ka pasur ndonjë problem, përpos se mund të jetë vonuar pagesa e kujdestares për 3-4 ditë, pjesa tjetër është në rregull. Për mendimin tim s'ka nevojë të trajtohet në spital më të specializuar, stafi nuk i ka munguar as shërbimi. Ajo nuk është ankuar në shërbimet tona, ajo është ankuar diku tjetër dhe kemi marrë masat. Na rezulton se është trajtuar rregullisht me KEMP dhe me kujdestari me infermierë të dedikuar brenda shtëpisë së saj me çdo gjë", tha ndër të tjera mjekja.
Kujtojmë se disa ditë më parë, pas apelit në Report Tv, Blerinën e vizitoi edhe deputetja e Vlorës, Pranvera Resulaj. Ajo bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë është vënë në lëvizje për t'i ofruar kujdes shëndetësor 38-vjeçares që vuan nga elefantiaza.
Semundja shkaktohet nga elephantitis parasites ose krimba qe futen ne gjak nepermjet mushkonjave.Eshte kronike me perkeqesim.Ka shume rendesi t'a zbulosh qe ne fazat e hershme.Me bene pershtypje deklaratat e znj.Zoto dhe z.Llapi.Shume mire qe znj.Zoto e paska kuptuar qe duhet nje nderhyrje jashte,por zonja e semure ka nevoje per infermjere e kujdestare qe t'i shkojne perdite,jo kur kane mundesi,ose kur i therrasin te afermit,sepse zonja nuk eshte e afte per asgje fizikisht.Sa per K.Llapin me habisin deklaratat e tij:/...eshte nje subjekt qe ne e kemi trajtuar ne shtepi./,/S'ka pasur ndonje problem...pjesa tjeter eshte ne rregull.Per mendimin tim s'ka nevoje te trajtohet ne spital me te specializuar/,/eshte trajtuar rregullisht me KEMP me kujdestari me infermjere.../.Keta te dy thone deklarata te kunderta me njeri-tjetrin.R.Zoto thote qe infermjeret i shkojne kur mundin,ky thote i shkojne rregullisht.Zonja po te ishte e kenaqur me gjendjen dhe sherbimet nuk do te apelonte per ndihme ne TV.Zonja ka semundje te atille dhe peshe te atille qe duhet te kete sherbim 24 ore,mundesisht ne spital,ose ambiente speciale dhe i duhet patjeter nje nderhyrje kirurgjikale qe t'ia lehtesoje pak gjendjen.A e ka provuar ky Llapi te ngreje nje person 450 kg?A ka provuar ndonjehere ky Llapi te pastroje dhe te laje nje person jo vetem me ate peshe,por dhe me te lehte qe eshte bedridden dhe qe dashje pa dashje perdor krevatin per cdo gje?A ka provuar ky Llapi se c'do te thote te mos kesh mundesi te levizesh as edhe 1/2 meter?A e ka provuar ndonje here ky Llapi se c'do te thote te humbesh dinjitetin njerezor?
PërgjigjuDhe Kujtim Llapi,sa kjo ishte! Po ju nuk e njihni kishte 3 pale barqe. Vuri unaza mbylli zorren se ishte si kazan llozhrash. Ky eshte komplet hajdut. Mos te rente halli tek ky Palacua. Mjere. Ja keta na drejtojne.
PërgjigjuO Kujtim Llapi, te lerofsha teteme. Po si nuk paska nevoje per kurim jashte o morrak. Ka nevoje per kura speciale dhe operacione te caktuara per ate semundje. Po sikur te te ze ty ajo semundje si do ja beje??? Yttt, qurrash.
PërgjigjuPo te ishte njeriu juaj ne gjendjen e Blerines si do te vepronit? Ndoshta semundja e Blerines mund te jete e pasherueshme por vetem per ti ngritur moralin vajzes nuk mund te flisni keshtu o hajna.
Përgjigju