'Peshqit' e mëdhenj çanë rrjetën e drejtësisë, bosi i urbanëve: Djali ishte me gruan braziliane

31 Gusht 2019, 07:46| Përditesimi: 31 Gusht 2019, 09:15

  • Share

Gjykata shqiptare nuk ka mundur të mbajë në burg dy “peshqit e mëdhenj” të autobuzave urbanë në Tiranë, të arrestuar katër ditë më parë nga prokuroria e kryeqytetit. Vendimi për lirimin nga qelia të Ferdinand Ibrahimit dhe Fatos Vrapit tregon qartë që sistemi ynë gjyqësor nuk është në gjëndje të përballet me bosa dhe oligarkë, edhe pse nga ana e policisë dhe prokurorisë është bërë një punë voluminoze të konkretizuar me fakte për arrestimin e tyre. Tashmë Ferdinand Ibrahimi dhe Fatos Vrapi, që u arrestuan katër ditë më parë nga prokuroria, kanë mundur të çajnë rrjetën e drejtësisë dhe të jenë të lirë.

Prej më shumë se 16 orësh, Ibrahimi dhe Vrapi qëndrojnë jashtë qelisë, ndërkohë gjykata ka urdhëruar që ata të qëndrojnë me “arrest shtëpie”. Vendimi për lirimin e tyre është marë nga gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu, i cili në një seancë maratonë ka vendosur lirimin nga qelia të dy personazheve kryesorë për falsifikimin e biletave të autobuzave urbanë në Tiranë. Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ka filluar në orën 10:00 të paradites dhe ka zgjatur deri në orën 13:00, ku gjyqtari Abdiu është tërhequr për vendim. Por nga ky moment e deri në orën 16:00, gjyqtarit Abdiu i janë dashur 3 orë për t’u menduar se çfarë duhet vendoste për personat e arrestuar nga prokuroria. Pas tri orë pritjeje, Altin Abdiu ka shpallur vendimin duke nxjerë nga qelia Ferdinand Ibrahimin e kompanisë “Tirana Urban Trans”dhe Fatos Vrapin e kompanisë “Alba Trans”, duke i izoluar në shtëpi.

Ndërkohë “arrest shtëpie” gjyqtari Abdiu ka dhënë edhe për djalin e Ferdinandit, Anastas Ibrahimi, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës me 105 mijë bileta autobuzi të falsifikuara. Lirimi nga qelia është bërë edhe për Klodian Qaton, ekonomist, gruan e Fatos Vrapit, Albana Vrapi dhe Evisa Vorën, që ka në administrim linjën e autobuzave urbanë të Porcelanit. Të vetmit që kanë mbetur në qeli janë dy punonjësit me detyrë menaxherë: Aldi Duka i kompanisë “Alba Trans” dhe Lulëzim Allaraj i kompanisë “Tirana Urban Trans”.

Ndryshe nga sa ka vendosur gjyqtari Altin Abdiu, prokurori i çështjes Gentian Abazaj ka kërkuar për pronarët e kompanive, puntorët dhe gratë e arrestuara masën e “arrestit në burg” dhe “arrest shtëpie” për femrat. Gjatë seancës që ka zgjatur disa orë, Ferdinand Ibrahimi është mbrojtur në gjykatë duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me biletat falso. Por prokuroria e ka kundërshtuar duke thënë se djalit të tij i janë kapur 105 mijë bileta falso dhe kjo ishte vërtetuar. Por biznesmeni Ferdinand Ibrahimi sërisht është mbrojtur duke pohuar se djali i tij, Anastasi, nuk kishte dijeni për biletat, pasi sipas Ferdinandit ai ishte me një shoqen e tij braziliane 19 vjeçe, kur ka shkuar policia në shtëpi.

Por gjatë përgjimit të bisedave telefonike të Ferdinand Ibrahimit, është mësuar se ai komunikonte me djalin e tij, Anastas Ibrahimi, në lidhje me disa dokumenta që donin t’i digjnin (zhduknin), pasi policia kishte shkuar në banesë dhe kërkonte që Ferdinand Ibrahimi të paraqitej në polici. Pas kësaj, është krijuar dyshimi se ato dokumenta mund të ishin bileta autobuzi dhe Anastas Ibrahimi i kishte futur në automjetin tip “Maserati", me targa AA 006 TB, i cili ndodhej përballë banesës së Ferdinand Ibrahimit. Duke qënë se Anastas Ibrahimi, ka tentuar që të largohej me automjetin e mësipërm, duke dyshuar se ai donte të fshihte provat materiale, është bërë kapja e këtij personi dhe është kryer kontrolli i automjetit, ku u konstatuan një sasi e konsiderueshme blloqesh biletash urbani, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ndodheshin në një valixhe ngjyre blu.

Më pas, është bërë edhe shoqërimi në polici i Anastas Ibrahimit dhe automjetit të mësipërm. Nga kontrolli i ushtruar janë konstatuar dhe sekuestruar një sasi prej 105.000 biletash, të dyshuara të falsifikuara, si dhe mandate arkëtimi dhe blloqe mandatesh arkëtimi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Por pavarësisht provave të siguruara nga prokuroria dhe servirura në gjykatë, Anastas Ibrahimi, Ferdinand Ibrahimi dhe Fatos Vrapi janë lënë jashtë qelisë, pasi gjykata vendosi masën e “arrestit në shtëpi”.   

"Arrest me burg"
Aldi Duka, menaxhër i Alba Trans.
Lulëzim Allaraj menaxher në “Tirana Urban Trans”

"Arrest shtëpie"
Ferdinand Ibrahimi
Anastas Ibrahimi
Klodiana Qato
Fatos Vrapi

"Detyrim paraqitje"
Albana Vrapi
Evisa Vora

Komento

Komente

  • Yyy: 31/08/2019 15:40

    Gjyqtarit i ra llotaria me kete gjykim mezi i presin keto gjykime me keta gjyqtar plepash qe nuk njohin ligjet

    Përgjigju
  • Taipi: 31/08/2019 13:17

    Vetem dy fakiret paskin ngelur ne dere te bugut? Skan pasur para per pazare e pista te drejtesise shqiptare te kalbur deri ne palce.Boset e dollarit e kane marre penge ket vend qe zor qe behet me.Burge dot ket vetem per viktimat e gjahut koorupsjoni,ndersa bosat arrest shtepije te cilet hajn e pijne me dashnoret derisa tju mbyllet dosja nga Gjykata.Populli dota beaonte vetingun kur politikan te korruptuat,bosa tille dhe gjygjtar e prokuror te kooruptuar dote coheshin pas hekurave kur populli ti shifte me ze e figure duke dhen llogori.Ose populli ndaj tyre te beje vetgjygjesi,qe ky vend duhet pastru nga ky pisllik qe e ka mbullu.

    Përgjigju
  • Ardi: 31/08/2019 10:02

    Gjykatës Rooooooooobq*ra. Nuk kemi për tu bërë kurrën e kurrës Shtet. Ngarkoni plakat dhe ikni nga ai vënd me njerëz të mallkuar(Gjykats politikan)

    Përgjigju
  • Nora: 31/08/2019 09:33

    Ferdinand Ibrahimi dhe grupi i transportit te udhetareve , kane mbi 10.vjet qe i bejne keto fallsifikime. Ky hajdut ordiner, ka pas mbeshtetjen e çamit tjeter kryehajdut, Shpetim Idrizit, si dhe bashkepunimit direkt te Lul Bashes dhe me pas te Erjon Velise.

    Përgjigju
  • dulla.k: 31/08/2019 09:28

    GJITHMON DREJTESIA SHQIPETARE CIRONKA KA KAPUR. KY ESHTE NJE TURP GJIGAND..... PO PSE KJO ESHTE DREJTESIA QE PRESIM... NQSE. ESHTE E TILLE ME MIRE TE MOS VIJE... MINISTRJA E DREJTESISE DUHET TE JAPI DIREHEQJEN..... TE GJITHE ATA PLERA QE U ARESTUAN JANE TE LIDHUR ME POLITIKEN.... MBAHEN NE BURG NJEREZ ME PRECEDENTE TE VOGLA DHE PESHQIT E MEDHENJ BEJNE KREDINE.... E MOR ED PALLA.... KJO ESHTE DREJTESIA..... TURP, TURP, TURP...

    Përgjigju
  • ilit: 31/08/2019 09:06

    o popull kŕiminelet jane. ne gykats

    Përgjigju
  • Doa: 31/08/2019 08:59

    Ketyre gjykatesve qe jane super te korruptuar iu dalshin per hundesh cdo qindarke qe marrin.....

    Përgjigju
  • Torino: 31/08/2019 08:15

    Pra nuk ka patur krisma!Dhe doni te hyni ne evrope,u pikaaaaaaa pika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?