Kronikë

'Peshqit' e mëdhenj të urbanëve çanë rrjetën e drejtësisë, Braçe: Me gjyqtarin ka punë vettingu

31 Gusht 2019, 14:15| Përditesimi: 31 Gusht 2019, 16:05

  • Share

TIRANE-Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të gjykatës së kryeqytetit ditën e djeshme që ndryshoi masën e sigurisë duke liruar nga qelia bosin e urbanëve, ndërsa në burg la punëtorët. Braçe e cilëson drejtësi të vjetër, ndërsa shprehet se drejtësia e re po vjen.

Vendimi për lirimin e tyre u mor dje nga gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu, ndërsa Braçe paralajmëron duke thënë se 'në vetting ka rradhë e rradha po vjen shpejt'Bosi i urbanëve Ferdinand Ibrahimi, Anastas Ibrahimi, Klodiana Qato dhe Fatos Vrapi u lanë në arrest shtëpie, Albana Vrapi dhe Evisa Vora në detyrim paraqitje, ndërsa në burg u lanë vetëm Aldi Duka, menaxher i Alba Trans dhe Lulëzim Allaraj menaxher në “Tirana Urban Trans”.

Postimi i plotë i Erjon Braçes
Kjo eshte drejtesia e vjeter  qe kemi!
Ky eshte produkti i kesaj drejtesie;
Pronaret e administratoret ne shtepi, punetoret e tyre ne burg!
Cdo inspektor te Tatimeve, cdo oficer te Policise se Shtetit qe merret me krimin ne ekonomi, cdo prokuror qe u morr drejtperdrejt me hetimin e kesaj ceshtjeje dhe qe sot ndjehet i tradhetuar nga nje pjese e shtetit ku sherben; dua ta falenderoj per superpunen e bere profesionalisht e ne perputhje me ligjin, dua ti them edhe qe duhet bere durim edhe pak, shume pak:
Ne vetting ka rradhe  e rradha po vjen shpejt,
Me shpejt sec keta kane parashikuar ne planin e tyre te biznesit!
Duhet qe te gjithe bashke te bejme punen qe kemi nisur, ndershmerisht, drejt e ne perputhje me ligjin!
Keta perballe do jene me biznesin e tyre paligjshem qe ka shkaterruar nje sistem te tere drejtesie.
Ne nuk kemi pune me keta;
Me keta ka pune vettingu!
Ne kemi pune me drejtesine e re, per cdo shkeles ligji, pavaresisht pushtetit politik e ekonomik, miqve ne politike dhe biznes,  parave e pronave qe kane; por edhe per cdo gjyqtar qe eshte mu si keta, shkel ligjin duke e bere ate me gunga per punetoret dhe magnet parash ne njeren ane, sfungjer ne anen tjeter per pronaret e paligjshem!
Nderkohe, do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi;
E keni kot, kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush, kemi cdo gje ne leter, ze e figure!
Mos u zhysni edhe me ne krim, do ju kushtoj shume shume me shtrenjte!
Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte ne pagimin e tatimeve e taksave, ju kushton shume me lire!

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 31/08/2019 15:41

    Akoma se ke kuptuar o Erjon se paraja ngren ujin perpjete e jo me gjyqtaret. Sado vetting te beni ju nuk e luftoni dot korrupsionin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?