Petar Petkoviç

Petkoviç: Kosova nuk e ndaloi vizitën e Vuçiç, e anuluam vetë

26 Nëntor 2020, 13:48| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 13:50

  • Share

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka deklaruar se presidenti serb, nuk është ndaluar që ta vizitojë Kosovën, por e ka anuluar vetë.

Petkoviç tha se vizita ishte planifikuar, por ishte anuluar për shkak të vdekjes së patriarkut serb Irinej. Ai tha se askush nuk e ndaloi presidentin e Serbisë të hyjë në Kosovë dhe se një njoftim i tillë nga Prishtina nuk ekziston,

Ai e ka komentuar edhe reagimin e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubllës që tha se Vuçiç s’mund të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin.

“Ajo donte të bënte një shfaqje politike dhe të godiste normalizimin e marrëdhënieve dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Petkoviç për TV Pink.

Sipas Petkoviçit, zyra që ai drejton e kishte informuar Prishtinën se Vuçiç dëshironte ta vizitonte veriun e Kosovës, si dhe pesë lokacione në të cilat, siç thotë ai, “dyshohet se ka varre masive të serbëve dhe joshqiptarëve”.


Lajmi kryesor:

Refuzimi i vizitës së Vuçiç në Kosovë, Lajçak i shkruan Hotit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?