Petkoviç nga Zubin Potoku: Kërkova nga Kosova të më lejojë një takim me dy të rinjtë serbë të lënduar

6 Janar 2023, 21:45| Përditesimi: 6 Janar 2023, 21:48

  • Share

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, ka deklaruar se ka kontaktuar me familjet e të lënduarve në Shtërpcë dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të takohet me të rinjtë e lënduar.

Ndonëse e pakonfirmuar nga Policia e Kosovës se incidenti ishte i motivuar etnikisht, Petkoviç ka thënë se dy të rinjtë serbë u qëlluan vetëm pse ishin të veshur me rroba serbe.

“Milloshi dhe Stefani u qëlluan vetëm sepse ishin të veshur me rroba të Krishtlindjes dhe sepse kishin emër dhe mbiemër serb”, ka thënë Petkoviç.

Ai ka deklaruar se dikush dëshironte ta përgjakte Krishtlindjen. Ndryshe, Petkoviç është duke qëndruar në Zubin Potok, ku bashkë me serbë e prijës fetarë, po e shënojnë Krishtlindjen Ortodokse që festohet sonte. 


Lajmi kryesor:

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?