Deputeti i PS Petro Koçi, nga Kuvendi ka thënë se drejtësia heton shtëpinë e babait të Ajola Xoxës dhe nuk hetohen shtëpitë e familjes Berisha, në Holandë dhe Bruksel dhe Belgjikë.
Teksa u ndal tek akuzat e Berishës se Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, ai tha se ishte Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.
‘Mua s’më duket normale që banesa e Arben Xoxës ish petagog hetohet, më duket një pushkatim pas vdekjes dhe janë harruar apartament që familja që drejton opozitën ka në Holandë, në Bruksel e Belgjikë dhe ku di unë ku tjetër. Këtë duhet ta bëjë drejtësia pa iu trembur syri nga askush. Erdhi Chris LaCivita, por antikomunisti nuk e rregullon dot imazhin e komunistit të paepur Sali Berisha. Puna e Soros, Sali Berisha ishte ai që e solli Soros në Shqipëri. Ju duhet të pastroni partinë nga berishizmi sepse atëherë mund tju rivotojnë njerëzit’, tha ai.
Ai tha se ai mbështet institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un.
‘Unë kam qenë dhe jam një nga deputet që ka mbështetu SPAK dhe institucionet e drejtësisë, ata e kanë thyer në mes mitin e pandëshkueshmërisë. U fol për atë tubimin tek GJKKO, është e pafalshme që në Kuvend deputetët kanë goditur oficerët dhe punonjësit e gardës dhe s’është marr asnjë masë. Ato janë veprime penale që duhet të ndëshkohen. Ne e mbështesim SPAK dhe GJKKO edhe duke e paguar me lëkurën tonë, por duhet që integriteti moral i atyre institucioneve të mos vihet në dyshim', tha ai.
Një koment e pati edhe për kërkesën e opozitës që të votojnë emigrantët me dokumnet të huaja. Ai tha se kjo do përdoret pas humbjeve në zgjedhje si alibi nga opozita.
‘Për përdorimin e pasaportave të huaja është alibi, duan ta përdorin si alibi, i humbëm zgjedhjet sepse s’na pranuan votuesit me karta të huaja’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
S.B/ReportTv.al
