Deputeti socialist Petro Koçi në fjalën e tij në parlament seancnë e sotme plenare. Koçi risolli në vëmendje edhe një herë, kaosin që opozita shkaktonte në parlament disa muaj më parë, ndërsa për të ka vetëm një forcë progresiste, Partinë Socialiste.
'Meqë u fol për patronazhimin tonë, në kohën e sekretarit të Saliut, patronazhist përdorej në shkolla, një nxënës i mirë merrej në patronazhist një nxënës të dobët. Ky parlament për muaj u kthye në arenë zjarrëvënie, arenë grushti. Arenë karrigesh të hedhura, duke e kthyer në modelin më të keq. E cila modelin e grindjes së kacafytjes e ka patur si model të shëmtuar. E gjithë kjo shëmti ka vetëm një palë protagoniste, opozitën. E cila nuk ka lidhje me sjelljen civile në politikë. Është opozita e 14 shtatori të zgjedhjeve të 1996, të 21 janarit, të mos harrojmë vitin 2016-2017 kur deshtë të djeg kryeministrin dhe godinën e parlamentit, duke dashur gjithmonë ta kthejnë Shqipërinë në një lajm të keq për botën dhe Evropën. PS e ktheu Shqipërinë në modelin e një vendi ku bëhen samite europiane, që është tërheqës për turizmin evropian. Kjo është meritë e një pale. 11 maji po vjen. Në 11 maj, prapakthimi do pësojë dërrmë të fortë, do fitojë progresi. E di që pushteti të konsumon. Por ka ndodhur ajo që nuk duhej të ndodhte, 12 vjet konsumimi i opozitës ka qenë galopant.'
Më tej ironizoi pretendimet e Berishës dhe PD për ardhjen e Trump, sikur atë e solli në pushtet Partia Demokratike.
'Çështja tjetër sikur Trumpin në pushtet e ka sjellë PD dhe duan meritën se e sollën këta në pushtet. Trump erdhi si kandidaturë e fortë me teza të qarta. Por kjo nuk duhet të bëjë opozitën që të vazhdojë me gafën tjetër që të prish marrëdhëniet me palën tjetër në SHBA. Kur u çlirua Kosova në pushtet ka qenë e majta në SHBA dhe Evropë. Në pushtet ishte Blair, Simitis, Schroeder.'
Sa i përket drejtësisë dhe goditjet e SPAK, Petro Koçi i quan opozitarët si 'mëkatarët e mëdhenj' për 21 janarin.
'Çdo politikan duhet të dënohet kur shpërdoron financat dhe pushtetin. Këtu çudia është që kryemëkatarët sillen si engjëj dhe harrojnë çka kanë bërë. Kanë bërë dhe vrasje. Për atë që bënë më 21 janar. Mban përgjegjësi ai që fshiu serverat e kryeministrisë. Ai që ndaloi përgjegjësitë e gardës të vinin përpara kryeministrisë. Këto nuk i harrojnë shqiptarët dhe njerëzit e ndershëm në PD. Ju ballistët e prapakthimit do pësoni humbje të rëndë më 11 maj. votoni si Çeçua për dy aktet normative dhe mos e prishni punën dhe me ata pak njerëz që ju mbështesin në diasporë.'
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu
G.K/I.M/ReportTv.al
