Sociale

Pezullimi i inspektimeve të AKU, Elezi për Report TV: Të ristrukturohet sipas standarteve të BE! Të adresohen problematikat nga stafi deri te teknologjia

12 Korrik, 13:53| Përditesimi: 12 Korrik, 14:25

  • Share

Eksperti i bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, Ymer Elezi, në një intervistë për Report TV, foli për urdhrin e fundit të ministrisë së Bujqësisë për të pezulluar inspektimet pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara të AKU-së, si dhe ngritjen e një komisioni që do të testojë inspektorët e këtij institucioni.

Ai tha se mirëpret këtë vendim, dhe tha se struktura duhet të ristrukturohet sipas standarteve të BE-së. Sipas tij, me këtë riorganizim duhet të garantohen disa elementë, duke nisur nga stafi professional. Një tjetër problem që duhet adresuar, theksoi ai, është edhe pajisja me mjetet e duhura teknologjike.

“E mbështes dhe e nxis që kjo strukturë të ribëhet sipas standarteve të BE. Ajo që dua të them është për një strukturë të re por varet se si do ta bëjnë. A do të lënë strukturën e vjetër, apo do të ndërtojnë një të re. Duhet një testim professional, duhet me njohur edhe formatin e grupit të punës. Duhet të garantohen disa kushte, mundësi që struktura duhet të jetë vepruese dhe me standarte. E para janë elementet e nivelit të stafit profesional, procesi zgjedhës. Problemi i titullarëve që për hir të së vërtetës nga 2010 e deri më sot janë ndërruar 11 titullë të këtij institucioni. Një pjesë e tyre nuk kanë pasur fare lidhje me sigurinë ushqimore. Problemi tjetër është mbështetja me teknologjinë e kohës. Duhet testuar higjiena e ajrit, e ujit, të gjitha këto kërkojnë detektorë, elementë që ne të shkojmë në një rezultat final që të themi se ky produkt i përmbush kushtet. Të rriten mostrimet nëpërmjet analizave laboratorike. Duhet të rregullojmë marrëdhëniet midis edukimit të bizneseve dhe marrjes së masave për ato të pabindura. Duhet të rregullohen problemet ligjore.”, u shpreh Elezi.

Sipas tij duhet të ndërtohet një Inspektoriat i Përgjithshëm që të përfshirë të gjitha fushat, nga siguria ushqimore dhe deri te ajo e peshkimit.

“Të ketë një Inspektoriat të Përgjithshëm që duher të përfshirë të gjitha fushat, në parësi të jetë inspektoriatet qendrore sipas fushave, nga siguria ushqimore, mbrojtja e bimëve, edhe peshkimi. Kjo do të jetë struktura e re. Uroj që të mbështetet të testohet dhe ai grup pune që do të propozojë masat konkrete të marrë përsipër edhe riskun. Këtë strukturë e kemi propozuar që në 2017, por lobingjet politike dhe të bizneseve e kanë sjellë deri më sot”, shtoi ai.

Duke u ndalur te paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama se nga e hëna do të ketë sekuestro të bulmetit që shihtet pa faturë, Elezi u shpreh:

“Ai quhet biznes informal. Tregu informal njuk është vetëm qumështi por edhe disa produkte të industrisë së mishit. Çështja e informaliteitt luftohet me 4 hallka, është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, tatim taksat, policia dhe bashkia, e cila ka rol të rëndësishëm se është problem territorial. Këta struktura duhet të bashkohen bashkë dhe të evidentojnë se kush del në treg, por të ndjekin tregtarin se ku e merr këtë qumësht. “

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?