Politikë

Pezullohet AKU, Komision vlerësimi për inspektorët! Denaj: 'Test' me shkrim e gojë, sjellim një qasje dhe etikë të re

12 Korrik, 10:08| Përditesimi: 12 Korrik, 17:13

  • Share

Paralajmërimi i kryeministrit Rama për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) u reflektua menjëherë nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj. AKU pezullohet përkohësisht. 

"Për të unifikuar dhe zbatuar një praktikë në frymë të ligjit për inspektimet, si dhe garantimit të transparencës dhe standardeve sipas kërkesave ligjore, kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara.", tha Denaj. 

Përgjegjës dhe garant i cilësinë së ushqimit që i ofrohet qytetarëve shqiptarë, inspektorët e AKU-së do të kalojnë të gjithë në rivlerësim. 

"Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë. Unë këtu dua të falënderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri, komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së.", shtoi ministrja.

Komisioni i Posaçëm prej 5 anëtarësh do të jetë përgjegjës edhe për rekrutimet e reja pranë këtij institucioni, me synimin për ta ripërtërirë atë, njëjtë si aksioni i Ramës me pushtetin vendor. 

"Aplikantët e rinj, të cilët do t'i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha, një etikë të re.  Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një testim dhe një vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.", tha ajo.  

Në krah të rektorit Sallaku, Denaj kërkoi që Universiteti Bujqësor i Tiranës të jetë një burim më i madh potencialesh njerëzore për mbuluar nevojat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ndaj propozoi 2-fshimin e kuotave për studentët. 

Një ditë më parë, në takimin që mbajti me kryebashkiakët në Durrës, kryeministri Rama tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti tjetër që është pa faturë. Ai tha se s'do të ketë më paralajmërime, pasi në këtë stinë ku temperatura janë të larta, këto produkte mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/07/2025 05:34

    Po per korrupsionin e AKU e nenvleftesimin qe kane treguar per raste te ndryshme cfare do te behet?

    Përgjigju
    • Or tej: 13/07/2025 09:26

      3 dite nqs nuk kane kaluar akome dhe do harrohen or teeeejjjjj

  • Beni: 13/07/2025 04:01

    Futja kot,edhe kete here si perhere.

    Përgjigju
  • Lui: 12/07/2025 23:38

    Po për çfarë testi e keni fjalën moj zonja ministre?! I vetmi test që duhet te kalojnë AKU dhe të gjithë ata që shërbejnë ne shtet ( në fakt kudo duhet), është të jesh njeri. Duket e thjeshtë, por nuk është aq e lehtë të jesh njeri. Sepse njeriu ka NDËRGJEGJE. Sepse nga ndërgjegjia ka përgjegjshmëri, nga përgjegjshmëria nuk ka korrupsion financiar dhe kompromis ne kurriz të dikujt apo diçkaje tjetër. Testi i vetëm ështe NDËRGJEGJE..!!!

    Përgjigju
  • Jola: 12/07/2025 16:22

    I kane varur ujkut melcite ne qafe...ma publikoni komentin ju te shqiptares

    Përgjigju
  • Altin: 12/07/2025 16:06

    AKU eshte organ I korruptuar, I pa afte te kryej detyren, I mbushur me femije dhe frikacak , gjobvenes, te cilet meritojne burgun. Me pak fjale eshte shembellimi me I paster I qeverise. Faleminderit dhe pune te mbare.

    Përgjigju
  • Unë: 12/07/2025 15:52

    Po ato që janë me mesuesi, ekonomik, edukim fizik, polic, sociologji qe punojn inspektor do jenë më pjes e aku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?