Tregjet aziatike të aksioneve mirëpritën lajmin e pezullimit 90-ditor të tarifave doganore të SHBA-së, duke u rritur ndjeshëm. Një reagim që ndjek gjurmët e Wall Street, ku mbrëmë indeksi Dow u rrit me pothuajse 8%, ndërsa Nasdaq u rrit me 12.2% duke shënuar ditën e tij më të mirë në 24 vjet.
Tokio u rrit me rreth 8% pas Wall Street menjëherë pasi Trump njoftoi pauzën. Indeksi kryesor Nikkei u ‘hodh’ në 8.4% në 34.380 pikë dhe indeksi më i gjerë Topix shkoi 7.9% në 2.534 pikë. Në Seul, indeksi Kospi u rrit me 5.06%, ndërsa Bursa e Sidneit u rrit me 6.02%, raporton La Repubblica.
Edhe bursa e Tajvanit u rrit me përjashtim të asaj të Kinës, Taiex, e cila ka humbur më shumë se 10% në seancat e fundit.
Ndërkohë tarifat hakmarrëse prej 84 për qind të Kinës ndaj SHBA hynë në fuqi pas orës 12 të mesditës me orën lokale. Kina njoftoi një ditë më parë kundërmasat duke thënë se vendimi i SHBA për të vendosur tarifa prej 104% shkel seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të saj dhe dëmton sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar në rregulla.
Po ditën e djeshme, Donald Trump u tërhoq dhe njoftoi “ngrirjen” për një periudhë 90-ditore të tarifave doganore, me përjashtim ato të Kinës, pasi 75 vende të botës kërkuan negociata. Trump tha se ndaj këtyre vendeve për 90 ditë do të aplikohet tarifa reciproke prej 10%.
Komente
