Bota

SHBA/ Tërhiqet Trump, pezullon 90 ditë tarifat e reja doganore, 10% për mbi 75 vende, ndaj Kinës rritje në 125%

9 Prill, 19:49| Përditesimi: 9 Prill, 22:44

  • Share

SHBA- Tronditja e ekonomisë botërore me luftën tregtare të tarifave doganore të SHBA bëri që presidenti amerikan të tërhiqet nga vendimi dhe të pezullojë për një afat tre mujor tarifat e reja. 

Lajmin e dha vetë Donald Trump fillimisht përmes një statusi në rrjetin social Truth ku sqaroi se i ngriu tarifat doganore bazuar në faktin se mbi 75 vende të botës kërkuan negociata për ta zgjidhur këtë cështje dhe që sipas tij nuk u kundërpërgjigjën me rritje tarifash. Trump tha se ndaj këtyre vendeve për 90 ditë do të aplikohet tarifa reciproke prej 10%.

Më pas gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump shpjegoi se u tërhoq nga vendimi pasi pa se njerëzit ishin të frikësuar.

Megjithatë vendimi i pezullimit sipas presidentit amerikan nuk qëndron për Kinën ndaj së cilës njoftoi rritjen në 125% të tarifës doganore.  Kjo sipas Trump pasi Pekini ka treguar mungesë respekti ndaj SHBA. Pekini dëshiron "një marrëveshje, por nuk di nga t'ia fillojë tha Trump duke e cilësuar Xi si një njeri krenar".

Pas vendimit të Trump reaguan menjëherë pozitivisht bursat amerikane e europiane.

Gjatë së mërkurës Kina miratoi tarifa doganore 84% për mallrat amerikane si përgjigje ndaj tarifës esktreme që shtëpia e bardhë njoftoi një ditë më herët për ato kineze në nivelin 104%, duke përshkallëzuar me tej luftën tregtare mes dy vendeve. SHBA eksporton drejt Kinës kryesisht shërbime, ndërsa Kina në SHBA eksporton kryesisht mallra.

Reagim pati këtë të mërkurë edhe nga Brukseli ku Komisioni Europian njoftoi se nga 15 Prilli do të hynin në fuqi tarifat doganore si kundërpërgjigje ndaj masave që SHBA ndërmorën për çelikun dhe aluminin në muajin Mars me 25%. Por Komisioni Evropian tha se ato do të mund të pezulloheshin në çdo moment në rast të arritjes së një marrëveshjeje të drejtë dhe të balancuar për të dyja palët.  

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sumtricja: 10/04/2025 01:49

    Ju dogj suma kjo tregon jetojme ne nje multidimensional superpower , nuk eshte vetem US por 6-8 shtete pra kemi ik drejt polisuperpower shume fuqi shume kombe pak rregulla shume media

    Përgjigju
  • Or tej: 10/04/2025 00:21

    Ja te degjojme neser budallekun e rradhes or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?