Pezullohen 130 seanca gjyqësore në Shkodër për 3 ditë, Dhoma e Avokatisë i përgjigjet bojkotit! Dënon ashpër sulmin ndaj avokat Mëngjesit

5 Qershor, 11:34| Përditesimi: 5 Qershor, 12:20

  • Share

 

Dhoma e Avokatisë në Shkodër i është përgjigjur bojkotit të seancave gjyqësore për 3 ditë me radhë, sipas vendimit që mori dje 3 qershor Dhoma e Avokatisë Shqiptare, pas sulmit që iu bë avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e 29 majit.

Janë rreth 130 seanca gjyqësore që nuk do të zhvillohen në këto 3 ditë, ku përjashtim ka vetëm për masat e sigurisë.

Këtë e ka bërë me dije Anton Kosteri, kryetar i Dhomës së Avokatisë Shkodër, në një prononcim për media ditën e sotme, i cili dënoi ashpër sulmin dhe kërkoi që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë.  

“Dhoma e avokatisë Shkodër shpreh gjithë solidaritetin dhe mbështetjen institucionale, njerëzore dhe humane ndaj kolegut Sokol Mëngjesit, që ka rënë pre e një sulmi. Ne dënojmë ashpër sulmin ndaj kolegut tonë dhe i bëjmë thirrje institucioneve që të vënë para përgjegjësisë të personave përgjegjës. Ne kemi vendosur 3 ditë bojkot për të gjithë seancat gjyqësore, civile, penale dhe administrative, me përjashtim të atyre për caktimin e masës së sigurimit. Do respektohet vendimi i Dhomës së Avokatisë shqiptare. Në Dhomën e Avokatisë në Shkodër, janë rreth 50 ose 60 seanca në ditë që do të shtyhen tashmë”, tha ai.

Sa i përket raste të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, Kosteri tha se në Dhomën e Avokatisë Shkodër nuk  ka pasur raste të tilla.   

“Tek Dhoma e Avokatisë Shkodër nuk kemi pasur raste që të jetë cenuar integriteti i tij profesional ose të jetë kërcënuar për shkak të detyrës. Sulmi dhe dhuna nuk mund të zgjidhin problemet”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët nga sot 3 ditë bojkot seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat! Mbahen vetëm masat e sigurisë


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?