Për shkak të përkeqësimit të motit, Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit të Barit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojnë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.
Nga ta kërkohet mirëkuptim i pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot të përkeqësuar, erë të fortë e dallgë të larta.
Për çdo ndryshim qytetarët do të mbahen të informuar, por mund të marrin informacion edhe në terminalet e portit Barit dhe Durrësit.
Lajmi kryesor:
Pezullohen lundrimet Bari-Durrës, mbyllet edhe porti i Vlorës! Stuhia e erës rrëzon pemët në Tiranë, bien tullat! (VIDEO)
/b.ha./ReportTv.al