Lëng limoni

Shëndeti

Pija e thjeshtë që pastron toksinat nga organizmi dhe mbron dëmtimet e mëlçisë

29 Qershor 2018, 09:40| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 09:43

  • Share

Nëse vuani nga Hepatiti C, është e nevojshme të mbroni mëlçinë nga dëmtimet e mëtejshme. Hepatiti C është shkaku kryesor i sëmundjes ekstreme të mëlçisë (cirroza) dhe kancerit të mëlçisë të cilat të dyja mund të jenë vdekjeprurëse. Ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë pastrimin e mëlçisë, natyrisht duke stimuluar aftësinë e saj natyrale për të pastruar mbeturinat toksike brenda trupit.

Ja një përzierje që funksionon:
Përbërësit:

-Lëng limoni
-Lëng portokalli
-Mente të freskët
-1 litër ujë
-Mjaltë organik

Përgatitja:

Vendosni ujin në një tenxhere dhe ngroheni derisa të valojë. Shtoni gjethet e mentes dhe valojeni për 5 minuta të tjera. Hiqeni atë nga zjarri lëreni të ftohet për disa minuta pastaj shtoni limonin dhe lëngun e portokallit. Trazojeni dhe në fund hidhni mjaltin. Konsumoni këtë përzierje të ftohtë ose të ngrohtë. Ajo pastron mëlçinë tuaj dhe ndërkohë gjithmonë sigurohuni që të hani ushqime të shëndetshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?