Pije me aloe vera
Përbërësit:
- 500 gr aloe vera
- 1 limon
- 2 litra ujë
- Pak kripë
- 5 lgj mjaltë
Përgatitja:
Pastrojmë aloe verën nga lëkura duke e prerë në copa të vogla të cilat i vendosim në një tas me ujë të ftohtë dhe i shpëlajmë mirë. I vendosim më pas copat në blender, shtojmë 2 litra ujë të ftohtë, lëngun e limonit dhe mjaltin. E vendosim pijen në frigorifer dhe më pas e kemi gati për t’a konsumuar.
Komento