Në takimin me kryebashkiakët kryeministri Edi Rama ka debatuar me kryetarin e bashkisë së Fierit, Armando Subashi në lidhje me pikat e grumbullimit për produkte bujqësore dhe blegtorale.
Rama: Kemi 40 pika grumbullimi tha Eriselda në Lushnjë. E kemi nisur me numër qesharak, por sot kemi 40 në Bashkinë Lushnjë, tha ajo. Këto janë bërë baza e atij zhvillimi që kemi patur në eksporte. Nëse kjo 40 ishte inkurajuese, ishte një pikë tjetër që ne të ulemi kokën, të fikim kamerat, ishin vetëm në atë zonën tjetër, ishin 2 pika përpunimi. Ndërsa se dëgjova në Fier? Sa janë në Fier? Mos më jep përgjigje socialiste!
Kryebashkiaku i Fierit, Subashi: Mbi 20 pika për produktet blegtorale, dhe 1 pikë e madhe për bujqësore, e cila mbledh 90% të gjitha produktet bujqësore të fermerëve në pikën e tyre…Më lër të mbaroj!
Rama: Ça të mbarosh. Fieri ka gjithë atë prodhim. Është e domosdoshme, e kam thënë disa herë, s’duhet të kënaqemi duke parë ku ishim dhe atë që kemi arritur, pasi po të ishte kështu do ishim duke fjetur. Por duhet të kalojmë veten! Bashkitë duhet të aktivizohen, t’i kalojmë në një nivel tjetër. Në nivelin e entiteteve që krijojnë sipërmarrje fitimprurëse, që nxisin krijimin e tyre.
Lajmi kryesor:
Rama sulmon Lelin nga Pogradeci: Fle gjumë, Vlora duhet të ishte xixë! Mesazhi për kryebashkiakët: Largoni drejtorët që lënë kokrrën e namit
M.Q./ReportTv.al