Foto ilustruese

Pini një kafe në mëngjes, zbuloni efektet pozitive në shëndet! Studimi: Ul rrezikun e tumorit në tru

23 Shkurt 2022, 08:15| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 08:18

  • Share

Studimet e fundit treguan për përfitimet e shumta të kafesë. Një studim ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin, parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.

Gjatë një studimi të fundit, u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit.

Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez “Inserm” e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë. Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin.

Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor. Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri në tru.

Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ulur rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?