Kampioni i botës, Piro Dhima i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, Lefteri e cila u gjend e vdekur dy ditë më parë në oborrin e shtëpisë së saj, ku jetonte e vetme në Himarë.
Me një fotografi ku të dy janë të buzëqeshur, Pirro tregoi për momentet që e imagjinon nënën e tij zgjuar, teksa punonte herët në mëngjes në furrë dhe ngrinte thasët me miell me një lehtësi, sikur ato të ishin pendë. Peshëngritësi tha se burimi i fuqisë së saj ishte dashuria që kishte për dy fëmijët e saj, për Pirron dhe vëllain e tij.
Pirro e paralelizoi figurën e nënës së tij me një libër, ndërsa në fund i ka shkruar “Udhëtim të mbarë nënë”.
Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, kampioni i botës Piro Dhima, thotë se kontakti i fundit me nënën ka qenë me telefon, 1 ditë para se të ndërronte jetë. Dhima tregoi se filluan të shqetësoheshin kur ajo nuk po i përgjigjej më telefonatave të tyre disa ditë më parë.
Postimi i Pirro Dhimës:
Siç mund ta dini këto ditë kam humbur nënën time, Lefterinë. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për atë të zgjuar në agim duke punuar në furrë kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë. Fuqia e saj ishte si burim, nuk ishte vetëm rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj edhe pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë.
Ik o piro ik se na mbushe mendjen. Do ti paguash. Mohimin qe je shqipetar . Dhe e gjashte vjet pa pare nenen. Mos tregu perralla. O greku hero. Te pregatiten professoret e Aleksandrit ne shqiperi pse mohon cdo gje
Përgjigju