Nga Muhamed Veliu/Elton Qyno
Zylfije Haklaj, motra e 4 vëllezërve Haklaj ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për gazetën Shqiptarja.com vrasjen e Azem Hajdarit. Zylfija, një nga dëshmitaret më të rëndësishme të ngjarjeve të viteve 90 në Tropojë, tregoi dje në pjesën e parë të intervistës hasmërinë me fisin Hoxha dhe konfliktin me Berishën.
Kush e vrau Azem Hajdarin? Cili ishte roli i vëllezërve Ismet dhe Izet Haxhia në këtë vrasje? Ajo thotë se dy vëllezërit Haxhia s’kanë lidhje me vrasjen e Hajdarit. Shota e Haklajve tregon një episod nga e kaluara, letrën e ngushëllimit që Azem Hajdari i dërgoi familjes së saj, pasi siç thotë vetë Zylfija donte të “shfajësonte” veten nga përgjegjësia për vrasjen e Shkëlqim Haklajt, djalit të familjes Haklaj.
Zylfije Haklaj rrëfen këtë ngjarje sipas versionit të personazhit kryesor të kësaj ngjarjeje, Fatmir Haklajt, që vrau më 12 shtator 1998 deputetin e Partisë Demokratike.
Zylfie dhe Fatmir Haklaj
Intervista e plotë:
Babai juaj Muharremi, fill pas kësaj vrasje ka zhvilluar një takim me deputetin e asaj kohe të PD Azem Hadjari. Keni dijeni çfarë ka ndodhur dhe çfarë u diskutua në këtë takim?
Pas vrasjes së Shkëlqimit, ne si familje ngushëllohemi me një telegram nga Azem Hajdari, i cili pas disa muajsh e fton babain për një takim në Tiranë. Kështu që ata takohen në Tiranë më datën 2 shtator 1998. Azemi duke e ditur që ne jemi në dijeni se çfarë ka ndodhur me Shkëlqimin, ai kërkon të shfajësojë veten e tij duke u betuar se ai personalisht nuk kishte dorë në vrasjen e Shkëlqimit. Njëkohësisht ai i dorëzon babait edhe kasetën e mitingut të Berishës, në Bajram Curri, ku Shkëlqimi, kërkohej nga Berisha i gjallë ose i vdekur. Këtu vrasja e Shkëlqimit i faturohet Saliut, pikërisht nga bashkëpunëtori i tij, Azem Hajdari.
Njëri nga vëllezërit tuaj, Fatmiri, u akuzua disa vjet më pas se ai ka qenë personi që ka ekzekutuar ish-deputetin Azem Hajdari. Çfarë dini ju për këtë vrasje dhe a lidhet kjo vrasje me kasetën që ja dorëzoi Azem Hajdari, babait tuaj?
Më datën 12 shtator 1998, Fatmiri kishte shkuar në Tiranë siç ishte e lirë për të gjithë për të udhëtuar për Tiranë, por për çudi shumë diskutohet pse Fatmiri, ka shkuar në Tiranë. A mund të shtrohet pytja përse ata kanë shkuar në Tiranë, ku Tirana është e të gjithëve dhe oborri i PD, u përket edhe njerëzve që guxojnë të mendojnë ndryshe. Fatmiri nuk i ka shkuar Azemit tek banesa e tij dhe as në zyrën e tij, përse duhej të dilte deputeti së bashku me badigardët e tij në oborrin e PD, për të verifikuar kalimtarët ose njerëzit që ishin shfaqur në oborrin e PD. Pse nuk lind pytja përse Azemi i provokoi kalimtarët ose njerëzit e shfaqur në oborrin e PD duke shkuar drejt njerëzve me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me dy bodigardë, të cilët ishin edhe të armatosur me armë automatike. Kur një njeri vjen drejt teje me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me njerëz të tjerë të armatosur, nuk e di se si mund të veprojë njeriu në rrethana të tilla, veçse të vetëmbrohet, sepse vetëmbrojtja vjen shpesh herë edhe instinktivisht si diçka e lindur.
Besoni se Azem Hajdari dhe Sali Berisha, pas vrasjes së vëllait tuaj, Shkëlqimit, ndiheshin të kërcënuar, të pasigurt?
Në qoftëse Azemi ose Saliu kishin dorë në vrasjen e Shkëlqimit dhe tani ndiheshin të pa sigurtë me qëndrimin e Fatmirit në oborrin e PD pse nuk u lajmërua policia për të marr masa shtetërore, por del vetë deputeti i cili shqetëson kalimtarët dhe njëkohësisht i provokon ata. Fatmiri në pozicionin mes jetës dhe vdekjes ka qëlluar dhe nuk i ka dhënë kohë askujt tjetër për të vepruar. Fatmiri, na ka treguar se Jahoja dhe Naim Cangu kanë ndërhyrë duke u përpjekur të ndalojnë Fatmirin, por në këtë përpjekje Naimi ka mbetur i vrarë dhe Jahoja ka thyer gishtin në kacafytje me Fatmirin. Jahoja mund të tregojë edhe më mirë duke treguar edhe gishtin i cili deri vonë ka qënë i shtrembër. Fatmiri ju ka thënë Naimit dhe Jahos se kur një njeri të sulmon duhet ti kundërpërgjgjesh. Ne e dimë se vëllezërit Haxhiaj janë dënuar për këtë krim, por për ne është e çuditshme, se si mund të dënohen Ismet dhe Izet Haxhia për vrasje ose për bashkëpunim, kur ata nuk kan patur asnjë llojë lidhje me ngjarjen në fjalë. Fatmiri ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe ka treguar edhe për rezistencën e Jahos dhe të Naimit, për të shmangur një gjakderdhje të mundshme. Saliu me padurim në pritje të kësaj dite, nuk heziton të fillojë djegien dhe shkatërrimin e Tiranës, ku synimet e tij, ishin dhe do të jenë vetëm pushtet dhe para mbi çdo çmim. Ky është Sali Berisha me bamat e tij dhe paftyrësinë e tij, i cili futet edhe në punët e brendshme familjare ku çfarë nuk i nxjerr goja e çfarë nuk i pjell truri. Më 4 gusht 1999 vritet Halil Haklaj dhe Feriz Kërrnaja me mina të telekomanduara, ku për herë të parë ishin përdorur kundër Fatmirit më 6 maj të vitit 1999, ku vritet Eduart Haklaj dhe unë mendojë se ato mina kishin ardhur nga Serbia, sepse tashmë, dihej botërisht se nafta shqiptare furnizonte makinerinë serbe në kohën e luftës së Kosovës.
Sali Berisha dhe Azem Hajdari
Zonja Zylfie, si e kujtoni vrasjen e vëllait tuaj Fatmir Haklaj në 1999, i cili u vra vetëm pak ditë pasi kishte shkruar një artikull në gazetën “Koha Jonë”, ku akuzonte Berishën si shkaktarin e kësaj kasaphane?
Fatmir Haklaj, shkruan një artikull tek gazeta “Koha Jone” nga fundi i tetorit 1999, ku çdo gjë ja dedikon Berishës dhe klikës së tij. Berisha i përgjigjet, shkrimit duke thënë se: “Krimi nxjerr dhëmbët, dhe se edhe i plagosur arrin të na kërcënojë, të marrim masa sa nuk është vonë”. Vetëm pak ditë më vonë, më datën 4 nëntor 1999 vritet Fatmir Haklaj dhe bashkë me të edhe Sami Kërrnaja dhe plagoset Jaho Mulosmani. Masakrat e tij ndaj familjes tonë nuk kanë fund, ku në nëntorin e vitit 2000 PD organizonte protesta të armatosura në drejtim të Komisariatit të Tropojës, ku synohet thyerja e komisariatit dhe lirimi i të burgosurve të të gjitha kategorive. Gjatë këtij sulmi mbeti i vrarë një protestues, por Saliu nuk nguron si gjithmonë të akuzojë Haklajt. Dhe kështu me datën 3 dhjetor pak ditë pas kësaj ngjarjeje vritet vëllai ynë Ylli Haklaj në oborrin e shtëpisë së tij. Unë mendoj se Saliu ka bërë dhe bënë kështu jo vetëm ndaj nesh, por ndaj të gjithë kundërshtarëve të tij politik dhe privat. Vrasja e Remzi Hoxhës është një vrasje e pastër politike dhe antikombëtare i cili kishte regjistruar takimin e Salihut me Sllobodanin, por edhe firmat piramidale ishin pjellë e mendjes së tij per të boshatisur edhe xhepat e shqyer të shqiptarëve. Unë nuk mund ta harroj dot as Gërdecin, ku vdesin dhe plagosen shumë njerëz të pafajshëm, e unë nuk mund të harroj as 21 janarin e vitit 2011.
Vëllezrit Haklaj
Dhe një pyetje të fundit për ta përmbyllur këtë bashkëbisedim. Çfarë roli ka pasur familja Haklaj në luftën e Kosovës dhe a ka marë pjesë me anëtarë të saj në formacionet luftarake të UÇK?
Familja jone ka kontribuar për çështjen shqiptare të Kosovës që me lëvizjet e para për organizimin e rezistencës mbarë popullore, para viteve 90, ku vëllai ynë Halili ka qënë i dënuar me 8 vite në mungesë nga shteti serb, për lidhjet e tij me grupin e Rezistencës në të cilin bënte pjesë edhe Mentor Kaci(Gjakovë), kurse Fatmiri ka patur lidhje direkte me përsonalitete të larta të UÇK, siç ishte Ilir Konushevci dhe shumë të tjerë, të cilët i ka njohur nga afër dhe ndihmuar me të gjitha mundësitë e mundshme. Ne kemi patur në familje një numër të konsideruar qytetarësh të Kosovës për një kohë relativisht të gjatë, kurse të gjithë pjestarët e tjerë të familjes tonë kanë kontribuar kush më shumë dhe kush më pak për çështjen shqiptare në Kosovë. Përçarja e Saliut, bëri që të pengojë marrjen pjesë direkt nga ne në UÇK. Shkatërrimi i Shqipërisë dhe shpërdorimi i municionit luftarak në prag të luftës së Kosovës dhe nxitja e vëllavrasjes në Shqipëri në vitet 1997 - 1999 është dhe do të mbetet një tradhëti kombëtare dhe një shitje e çështjes kombëtare për interesa private të caktuara. Veprimet e Millosheviçit kundër popullit shqiptar në trojet e veta ndihmohen dhe përkrahen edhe nga veprimet e Salihut në Shqipëri duke krijuar gjakderdhje të panevojshme në tokën mëmë dhe duke i ushqyer makinerit serbe me naftën e tokës shqiptare. E pikërisht nga transportuesit e naftës për në Serbi, vritet heroikisht Ilir Konushevci së bashku me mjekun Hazir Mala.
Zylfie Haklaj,Fatmir Haklaj dhe familjarët
Mbetem me shpresë që drejtësia shqiptare do të luajë rolin e saj, duke vënë në bankën e të akuzuarve Saliun për të dhënë llogari për të gjitha çfarë ai ka bërë në Shqipëri, meqënëse ka prova, dëshmi e fakte të mjaftueshme që ai të përballet me njerëz të tregojnë me fakte e prova për shpifjet, trillimet, shkatërrimet dhe krimet e tradhëtinë kombëtare që ai ka bërë dhe po bënë në Shqipëri.
Shënim: Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi sipas nenit 80 ligji 35/2016
Hahde malesor hajde ska burra andej.... ata qe ishin i vran.... ky qe ka ngel po plaket.... hahaha vdiq dhe avniu ta mernit borxhe.. hahaha shtrouni futjuni punes ilini kto budallalleqe se dhe gjyshi u plak tani ska me moshe per kto gjera...
Përgjigjuna me ti Vlore (qe nga menyra e te shkruarit duket qe nuk je nga ato ane) i lexon ato qe shkruan ti ? Apo bjeri ti bijme se partia eshte me e rendesishme se ndershmeria?
S'paska nje Avni Rustem Tropoja? Ne qofte se jo atehere kot na mburren se jane BURRA.
PërgjigjuLexuam dhe degjiam motren e katet vellezber vigane 4 yeve 4 heronjve te shqiperise qe i vravi teradhetari i kombit i biri i m**** te m**** sali m*** por populli di shime me shume nga kaq ai vrau trenicken ai vrau olldashin e shume e shime te tjete po ju garantoj yu dhe gjitje shqopetatet se nuk eshte lark dita qe sali muti nuk do kete polici ne bote qe te ndaloje popullin kur saline ta eqin zvare me gjithe soj qe me i vogli dhe deri m*** ta zhdikim ate race te keqe qe kambire ne shqrperi
Përgjigjudua ti them kesaj zonje qe e ka shpirtin e helmuar qe pse presin drejtesine te vendosi gjerat sic duhet?nuk vjen kurre ajo dite qe te hyje ne burg ky maskara trathtar. po zonja ne fjale ka vrare me kanun dmth e njeh ligjin e eger.pse pret atehere e ben figuren e viktimes?
PërgjigjuLe ta qerojne Berishen kete bajge lope
PërgjigjuHaklajt janë një familje patriotike që kanë kontribuar në luftën e Kosovës dhe janë një familje e shpallur armike nga Serbia, ndaj dhe Berisha i vrau duke i përçudnuar dhe varret. Uroj dhe shpresoj që gjërat të shkojnë në vendin e duhur një ditë, dhe dita e GJYKIMIT për krimet e familjes Berisha të afrohet... Kurajo Zonjë në jetën tuaj dhe mos harroni se Kurajo e bën njeriun të përjetshëm, ndërsa Frika e çon drejt vdekjes!
PërgjigjuNuk ka treguar ndonje gje qe s'e dinim, ka folur ne pergjithesi dhe me teper ka bere politike se ka rrefyer te vertetat qe di.
PërgjigjuTE THUASH " kafshe " eshte PAK per FAMILJE QE VRASIN dhe AKUZOJNE se I kane VRARE.KJO eshte MONSTRA e KOMUNIZMIT e SHARTUAR me MAFIAN dhe vellavrasjet.PO na e quani she shote.KUSH ESHTE SHOTE GALICA .PSE VRAU DHE CILET VRAU SHOTJA ?? SI NE PYLL. PA LIGJE E RREGULLA .VETEM " kanuni" NE JEMI AKOMA pa drejtesi pa ligje.ATJE eshte FRIKE te jetosh.. Nuk di cfare monster ke KOMSHI.
PërgjigjuNë '94 kur ju desh ndërrimi i kushtetutës, Berisha i Saliviçëve trumbetoi se Kanuni ka qënë shumë i mirë!?!?!? dhe shifjani "hajrin" tashti.
Ju përshëndes, Kam shumë Respekt per Familjen Haklaj dhe i përshëndes. Nuk kam asnjë dyshim qe Sali Berisha është e keqja më e madhe qe i ka ndodh Shqipëris në dy Dekadat që lam pas. Po kisha lënë të hapur edhe mundësin që kjo Familje të jetë keqpërdorë nga shumë nga shumë Akter të Politikës Ose të paktën ndërlidhjet ndërpartiake janë më ndryshë se ai realiteti që na servohet në Media. Nuk kisha dashur të akuzojë Familjen Haklaj për Vetjuridiksion për shkak të Kohës kur kan ndodhur ngjarjet. Edhe tani 20 vite më vonë drejtësia është vetëm për një shtresë të vogël të popullatës në Disposition. Për mua nuk janë aspak më pak Heronjë Haklajt sesa Azem Hajdari. Do kisha dasht ti rekomandoj bashkatdhetarët e mi të mos vrapojn pas ndonjë Politikani vetëmse ka prejardhjen nga vendi Ku banojn por të jen më të logjikshëm. Pjesa dërmuese e veriut si dhe kosovarët vrapuan më Dekada pas Dr.Sali Berishës, njeriu që gëzoi të gjitha privilegjet e Enver Hoxhës dhe ca vite më vonë ofendon të tjerë me Termin "Bastard i Komunizmit ". Është e turpshme dhe neveritëse. Familjes Haklaj ju dëshirojë të rrisin shumë pasardhës e të jenë të qetë në të ardhmen. Përshëndetje nga Karlsruhe, Gjermani
Dy pyetje kam per zonjen dhe tropojanet qe e njohin se po luan rolin e viktimes. A vertet ishte kaq e drejte kjo familja Haklaj? Si i siguronte te ardhurat? Te gjith tropojanet i njohin brutalitetin e tyre dhe terrorin qe benin ne tropoje, ata benin gangsterat ne tropoje dhe vinin gjoba kush perdorte traget per mallrat, shisnin armet UCK, te dale noj tropojan dhe te mohoje te kunderten
PërgjigjuVerita. Njerzit e sales jan servila dhe ropq**** te gjithe pa perjashtim . Fatmir Haklaj pengoi shtypjen e revoltave ne Vlore ne vitin 97.
Pse viktim apo se thot te verteten. Fatmir Haklaj pengoi usharet e sales per shtypjen e protestave ne Vlore Ne vitin 97 Respekte nga vlora . Njerzit E sales jan servila dhe ropq**a
Ne fakt pa dashur te mbaj anen e askujt pasi nuk kam jetuar ne Tropoje po si ka mundesi qe vetem keto i kane sulmuar. Dmth e besoj cfare thote po duhet edhe te pranojne se edhe ata kane bere sh vrasje. Me te drejte pa te drejte eshte eshtje tjeter. Si ka mundesi qe Fatmir Haklajt i trembeshin te gjithe sepse te vriste sta bente te gjate. Mgjth mire eshte qe te hetohen te gjithe krimet nga kush do qe i ka bere
Bobo bajga Berishe ka qelbur gjithe Shqiperine.Ka gjakosur Tropojen e gjithe trojet.
PërgjigjuZonja Haklaj pershendetje dhe respekt per guximin dhe i teligjencen tuaj. Ju lutem mos u keqkuptoni ne leximin e ketyre rreshtave ne lidhje me vrasjen e vellezerve tuaj dhe shkaterrimin e trashgimise materiale dhe shpirterore te familjes tuaj ne Shqiperi. Mendoj se duke superuar mentalitetin verior te te zgjidhurit te problemeve personalisht, dhe jo duke ju drejtuar organeve shteterore, dhe tragjedia e familjes tuaj mund dhe duhet te ishte shmangur. Ketu kam parasysh veprimet si te pjestareve te familjes tuaj po ashtu edhe te bashkrahinasve tuaj si kundeshtar. Mosbesimi i qytetare te gjith Shqiperise tek shteti pas viteve nentedhjet nuk justifikon marjen e vendimeve te tilla, pak inteligjente per, ti zgjidhur gjerat personalisht. Ndersa kundershtaret tuaj jo vetem ben te njejtin gabim si ju por akoma me keq per doren organet shteterore per te zgjidhur probleme personale. Per kete te fundit mendoj se duhet gjykuar Sali Berisha dhe rivlersimi ne gjykate per vendimin e vrasjeve te ndodhura para PD mes grupit te vellait tuaj dhe eskortes se Azem Hajdarit. Me vjen keq per tragjedin e familjes tuaj dhe ju uroj te rrisni nje brez me vlera njerezore dhe civile sa me te shendosha dhe bashkekohore.
PërgjigjuEshte turp per shqiptaret qe kane lene t'i drejtoje nje njeri si Sali Krimineli. Kjo do te thote qe ne e meritojme, perderisa ai ka bere cfare i ka dashur qejfi ne kete vend. Kjo do te thtoe qe ne nuk jemi njerez me parime, sepse po te na ofroje ndonje vend pune e par Saliu behemi me te, shitemi e blihemi. Ja ku te con mendjetrashesia se duke pasur nje favor ia hodhe....e ha me keq ne fakt. Jane servilat ne gjykata, ministri, parti ata qe mbajne e ushqejne nje si Saliu, apo si Enveri dikur...jemi ne fajtoret qe nuk dime te behemi bashke e t'iu tregojme vendin krimineleve.
PërgjigjuO zot cna ndigjojn veshet .O zot deputeti i kujt populli asht ky ? O zot ku jane organet ligj zbatuese .O zot ku e gjen mbrojtjen ky njeri qe na can bythen cdo te ejtje ne parlament O zot kur do shpetojm nga kjo merimange helmuese? .
PërgjigjuO salhe krimineli do ti paguash të gjitha çfar ke bër në ktë jet ti dhe klysht e tu që ke lën mbrapa o njeriu më i zi i Shqipris
PërgjigjuO salhe krimineli do ti paguash të gjitha çfar ke bër në ktë jet ti dhe klysht e tu që ke lën mbrapa o njeriu më i zi i Shqipris
PërgjigjuHe moj moter mjer ju qe e keni vujt kete ngjarje mjer zemret e juaja qe keni vujt kete dhimbje te vllezerve tuj ne mosh mat bukur por sali qelbesira qelbesira po rron si pasha mbi gjakun e plot djemve te ri zor eshte me e ba me e vujt gjith gjithshka ca ka ba
PërgjigjuKam pershtypjen se do jete nje fund vere i veshtire per Berishen me familje sepse ata te cilet Berisha i ka vrare po mblidhen ne Tirane.
PërgjigjuNaser pershendetje! Sot u kuptua qellimi i kesaj interviste. Larja " e borxhit " qe Haklajt i kane Haxhiajve. Kaq pak besoj kuptohet. Duan ta lirojne Ismetin ? Le ta lirojne se prape pas qafe do e kene politikanet. Njelloj do i rrahi, do i fyej dhe do ju dhunoje familjaret. Nuk beoj tek pendimi i tij, prandaj dhe shkrova dje qe kjo interviste ishte e gabuar. Ketu drejtesi nuk ka dhe nuk ka per te patur. U vrane 4 vete ne bulevard me duar ne xhepa dhe cfare ndodhi? Nga nje pllake bronxi ne trotuar. Berishet jane familje e forte mafioze dhe ta vetem kanuni i viseve te tyre mbaron pune. Keto te tjerat jane pacavure.
Nje kēlysh k...e si sali berisha duhet zhdukur me gjidh rrëjë sa më par.
Përgjigjurespekte per kete familje qe luftoi kunder gjithe familjeve famkeqe dhe te pabesa qe paguheshin dhe paguhene nga armiqte e beture dhe shekullote te shqiperis serbia
PërgjigjuKu jane prokuroret dhe gjykatat e ketij shteti k**e, qe e len akoma te lire ket plehr antishqiptare te levize i lire? Po mire moj zonje drejtesia nuk punon, ateher cfare opcioni tjeter mbetet per shpirtrat e vellezerve te tu. Vellezerit e tu kane lene niper mbrapa, goditeni salehun tek femija i vet,kaq do mjaftonte.
Përgjigjuwow nje burrnesh e zgjuar, nuk bej ngushellime se burrneshat si kan qef. por kur dikush ben akuzime verbale policia edhe prokuria duhet minimalisht te meret ne puetje sali betisha. por eshte heret do meret ne pyetje mbas 2 vjetesh edhe do vdes ne burg. cuni i vet u zhduk.
Përgjigju