Kronikë

Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë, burg për ish-kreun e Kadastrës së Vlorës

20 Tetor 2021, 10:17| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 12:47

  • Share

Ish-kreu i Kadastës së Vlorës, Klodian Troci është dënuar sot 'arrest me burg' nga Gjykata e Vlorës.  Troçi u arrestua 2 ditë më parë pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Trocit, policia gjeti edhe një shumë parash prej 65 mijë eurosh.  Gjyqtari Enkel Peza dhe prokuror Alfred Sali kanë lënë në fuqi masën e dhenë në dt 16 "arrest me burg".  

'Historia' me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi e Himarë vijonte prej 3 vitesh, ku janë përfshirë Klodian Troci, drejtori i administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino dhe 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës. Personat kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Sipas Prokurorisë, për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese.

Disa dokumente pronësorë të falsifikuara i janë dërguar atyre edhe nga 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës, për të cilin gjykata vendosi 'arrest me burg'. Po ashtu në burg u la edhe Bardhyl Gjika, ndërsa për Kreshnik Minon u caktua masa e arrestit detyrim paraqitje.

Troci ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika.

Për fshehjen e falsifikimit të pronave, drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino inskenuan një grabitje në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 20/10/2021 10:55

    Nxirreni kete tipin me ze dhe figure ta shikojne te gjithe drejtorat dhe ta kete parasysh mire se pavaresisht sjelljes prej kapadiu dhe arroganti qe kane sa here hipin ne karrike, prej zullumit dhe korupsionionit vjen nje dite dhe perfundon si oriner me pranga ne duar ne kafazin e gjykates .Dhe kjo vlen jo vetem per nepunesit e kadastres por per cdo zurtar qe nabuzon me detyren per te cien paguhet per te sherbyer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?