Pjesëmarrja në Primaret e 'Rithemelimit', Bozdo: Deri në orën 15:00 kanë votuar 42.365 simpatizantë dhe anëtarë

4 Dhjetor 2022, 17:08| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 18:42

  • Share

 

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo tha se deri në orën 15:00 pjesëmarrja totale e simpatizantëve dhe anëtarëve të Rithemelimit në Primaret që po zhvillohen në bashkitë e vendit në total është 42.365 persona.

Ai mes të tjerash bëri edhe thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë në protestën që pritet të mbahet në 6 dhjetor ditën kur në Tiranë mblidhen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Kemi marrë të gjitha masat për të qenë një protestë shembullore e jashtëzakonshme ku populli shqiptar do të dalë të protestijë si një popull europian. Sot vërtet kemi një ditë të mirë deri tani. Thirrje edhe një herë për të votuar por gjithashtu më lejoni të bëj thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e datës 6”- u shpreh Bozdo.

Pjesëmarrja në bashkitë përkatëse:

Shkodër: 2365

Lezhë: 3850

Kukës: 3690

Dibër: 3250

Durrës: 2380

Tirane: 12127

Elbsan: 3147

Korçë: 3855

Berat: 1296

Fier: 3135

Vlorë: 2207

Gjirokastër: 1063

Total deri në orën 15:00 janë:  42.365 votues.

Sa i përket parregullsive të procesit të denoncuara nga pjesëmarrësit në votime apo nga kandidatët, Bozdo tha se po ndiqeshin të gjitha problematikat e hasura në procese të ndryshme.

“Po e ndjek në vazhdimësi jo vetë ato denoncime për parregullsi por të gjithë problematikat që hasen në procese të ndryshme. Deri tani procesi ka shkuar vërtet shumë mirë dhe pjesëmarrja është tepër e lartë, gjë që tregon se simpatizantët e kanë kuptuar rëndësinë”- u shpreh Bozdo.


Lajmi kryesor:

'Rithemelimi' mban primaret! Dorëhiqen 8 kandidatë, akuza për manipulime të procesit! Berisha: Largimet, shprehje e lirisë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?