Një anëtar i grupit rus të mercenarëve të Wanger ka deklaruar se ukrainasit po tërhiqeshin nga rajoni i Bakhmutit duke lënë pas trupat e ushtarëve të tyre që kanë humbur jetën.
"Kievi i lë trupat e ushtarëve të tij të vdekur në Bakhmut pa u përpjekur të organizojë evakuimin e tyre. Nuk kishte as përpjekje për të arritur një marrëveshje," shpjegoi ai, duke treguar trupat e ushtarëve të forcave të sigurisë ukrainase që vdiqën në një nga ndërtesat e larta të banimit të qytetit, e cila ishte kthyer në një zonë të fortifikuar nga ushtria e Kievit.
Lajmi kryesor:
Lufta / Polonia bllokon hyrjen e grurit nga Ukraina: Ndalojmë importet, dëm i madh për fermerët tanë
B.V/ReportTv.al