Kronikë
Top 24

Bulqizë/ Zihet në lokalin e fshatit, 27-vjeçari i shkon në banesë dhe lëshon breshëri kallashnikovi, i plagos në gjumë fëmijën (VIDEO)

19 Qershor 2019, 07:41| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 15:38

  • Share

BULQIZË - Një fëmijë 6-vjeç është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit, teksa ishte në gjumë.  Autor i kësaj ngjarje është një 27-vjeçar, Jetmir Koxherri nga Bulqiza, i cili më herët ishte zënë në një lokal rreth orës 01:15 të mëngjesit me babain e 6-vjeçarit, një burrë me inicialet H.Rr.

Ai u arrestua pas ngjarjes nga forcat e policisë, ndërsa e gjitha nisi pas konfliktit në lokal. I riu më tej është larguar nga lokali ka marrë armën automatike dhe ka shkuar në banesën e burrit duke qëlluar me breshëri. Plumbat kapën në fytyrë dhe trup djalin 6-vjeçar të tij i cili ishte në gjumë.

Fëmija është transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, pasi është në gjendje shumë të rëndë. Në konfliktin në lokalin e fshatit Krastë ishte përfshirë edhe një person tjetër me inicialet Sh. P.

Report Tv sjell pamjet e momentit të arrestimit të të riut. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, që në fund u plagos 6-vjeçari. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke vijuar hetimet.

Arma e përdorur nga autori e sekuestruar nga policia

Ora 09:12
Qëlloi me breshëri fëmijën në gjumë pas sherrit me të atin, kapet i riu (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet e momentit të arrestimit të të riut Jetmir Koxherri 27-vjeç, i cili qëlloi me armë drejt banesës së H. Rr. ndërsa plumbat kapën djalin e tij 6-vjeç në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit.

Ora 09:08
U qëllua në gjumë me breshëri, mjeku: Fëmija kishte plagë në fytyrë dhe trup (VIDEO)

Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu tregoi për Report Tv gjendjen që kishte ardhur fëmija dhe plumbat që kishte marrë në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit, ndërsa theksoi se gjendja u stabilizua.

"Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të ishte rikoshet.

U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale" tha mjeku.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 20/06/2019 09:35

    Fshatarë!

    Përgjigju
  • Labi: 19/06/2019 16:32

    Zoti e shpetoft kutemi per femijen e pafajshem

    Përgjigju
  • Koli: 19/06/2019 12:46

    E maskarenj qe vret femijen ne gjume per nje dacke! E popull idjot qe zihesh per leket e Sal bythqirit dhe monika gojores!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 19/06/2019 12:09

    Ku je o enver hoxha se ti ja paske dit ktij populli

    Përgjigju
  • Erik: 19/06/2019 11:58

    Sherim sa me te shpejte djalit te vogel, keqardhje per kusuret qe po heq. Njerezve u ka marre koka ere, ne burg te kalbet bastardi.

    Përgjigju
  • Arbër: 19/06/2019 09:43

    Ah litarë o litarë ...

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/06/2019 09:36

    Bajgeri e gjallë primitiviteti!

    Përgjigju
  • Ku po vemi: 19/06/2019 08:59

    Keto jan armet qe na i la peshqesh Saliu.. Tani do te na jap akoma ca te tjera keshtu te shuhemi fare sì komb...mbase u vret zoti per ate qe po i beni ketij populli...

    Përgjigju
  • malokeria: 19/06/2019 08:45

    trimat e shqypnis.VETEM burra nuk quheni ore fare e keqe po e shkaterroni shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?