Kronikë

U qëllua në gjumë me breshëri, mjeku: Fëmija kishte plagë në fytyrë dhe trup (VIDEO)

19 Qershor 2019, 09:08| Përditesimi: 19 Qershor 2019, 09:28

  • Share

Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu tregoi për Report Tv gjendjen që kishte ardhur fëmija dhe plumbat që kishte marrë në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit, ndërsa theksoi se gjendja u stabilizua.

"Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të ishte rikoshet.

U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale" tha mjeku.


Lajmi kryesor:

Bulqizë/ Zihet në lokalin e fshatit, 27-vjeçari i shkon në banesë dhe lëshon breshëri kallashnikovi, i plagos në gjumë fëmijën (VIDEO)


/b.ha./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?