Sarande- Ish-efektivi i Komisariatit të Sarandës, Lavdosh Metaj, 41-vjec, i arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3 muaj më parë më parë për shkak të amnistisë, ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm (Ora 03:40, 11 korrik 2024)
41-vjecari me origjinë nga Mallakastra, dyshohet të jetë goditur me thikë nga roja i një hoteli në lagjen nr.1 në Sarandë. Metaj kishte parkuar automjetin brenda hotelit dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.
Për këtë shkak është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me rojen e hotelit, çka ka vijuar në përdorimin e thikës.
Policia thotë se arrestimi i rojes është bërë pas disa orësh kërkime.
Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit: A. Sh., 41 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 03:40, në lagjen nr.1, në një vendparkim, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Lavdosh Metaj, 41 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia e Vlorës.
Metaj është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën i parë. Policia është ndodhur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar me inicialet A. Sh, 41 vjeç me banim në Sarandë.
Po ai qe e theri pse nuk i publikohet emri, kush e mbron qe nxjerrin vetem viktimen? Po nuk pagove shifrat e cmendura te therin ne Sarande?
Përgjigju