Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari

27 Mars, 17:28| Përditesimi: 27 Mars, 18:12

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”. Si pasojë e një konflikti mes adoleshentësh, ka mbetur i plagosur me tre goditje me thikë i mituri B.K., 17 vjeç, banues në Sarandë dhe nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

I riu është goditur me një thikë në stomak dhe dy herë në ije. Sipas burimeve, ai ndodhej i shoqëruar nga një shok i tij kur është përfshirë në konflikt me bashkëmoshatarin K. Cora, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar me ambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar. Mësohet se pas ngjarjes, ai ka tentuar të fshehë thikën duke e hedhur në një zonë me ferra.

"Goditi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe shoqërohet 17-vjeçari. Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?