SHKODËR - Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën një ditë më parë ka lënë pas shumë enigma. Pas 5 vitesh bashkëjetesë Kolë Manai, 34 vjeç zgjodhi t’i jepte fund historisë së dashurisë ne Anila Prendushi (Ndoka) 44 vjeç.
Burime pranë grupit hetimor në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë ne pyetje familjarë të Anilës dhe bashkëpunëtorë të saj pasi ajo punonte si psikologe pranë një OJF në Qendrën Komunitare nr.5 aty ku ka ndodhur edhe krimi makabër.
Mësohet se 34 vjeçari ka shkuar në këmbë pranë zonës ku ndodhi ngiarja ndërkohe që Anila ka zgjedhur që bisedën me bashkëjetuesin ta bëjë në makinë. Ato kishin disa ditë që kishin pasur grindje pasi Anila donte t’i jepte fund kësaj marrëdhënie, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga Kola.
Në kushte të rënduara psikologjike ky i fundit ka debatuar ne makine me bashkëjetuesen dhe ne debat e sipër me armën tip pistoletë ka qëlluar në kokë 44 vjeçaren duke menduar se e ka lënë të vdekur, ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen.
Policia ne mjet ka sekuestruar armen e zjarrit dhe telefonat e autorit dhe të plagosurës. Kanë qenë banorë të zonës ato të cilët kanë njoftuar policinë për ngiarjen e rëndë.
Debatet sipas dëshmive të policisë Shkodër kishin rreth dy javë kishin nisur mes çiftit të bashkëjetuesve. Anila dhe Kola kishin 5 vite që bashkëjetonin me njeri tjetrin ne banesën e Kolës ku jetonte edhe babai i tij dhe djali i Anilës 9 vjeçar.
Trëndelina Boriçi, drejtuesja e shoqatës "Gruaja te Gruaja", ku punonte edhe Anila, rrëfen se nuk kishin parë asnjë shqetësim apo problem te ajo.
"Dy ditë më parë erdhi, ishte e përkushtuar dhe angazhuar ndaj punës në strehimore për gratë e dhunuara dhe fëmijët. NUk tregoi asnjë shenjë, asnjë shqetësim, u shokuam dhe tronditëm kur e dëgjuam se i kishte ndodhur asaj aksidenti", shprehet Boriçi mes të tjerash.
Tragjedia ndodhi paraditen e 18 shkurtit, në lagjen Mark Lula në Shkodër, në zonën e njohur si ish-fusha e druve. Çifti u gjet brenda makinës Volksëagen Touran, në pronësi të gruas së plagosur. Në brendësi të makinës, policia gjeti pistoletën me të cilën 34-vjecari, Kol Manaj qëlloi partneren e tij, e më pas veten. Policia tha se 34-vjeçari humbur jetën në vend, ndërsa 44-vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, me plagë në kokë.
Trëndelina Boriçi, drejtuesja e shoqatës ku punonte Anila Prendushi (Ndoka)
Trëndelina Boriçi, drejtuese e shoqatës “Gruaja te Gruaja” në Shkodër, ka rrëfyer momente nga jeta e punonjëses, Anila Prendushit (Ndoka), e cila u plagos rëndë me plumb në kokë të martën nga bashkëhetuesi i saj Kol Manaj, i cili më pas vrau dhe veten.
Ajo ka treguar për lidhjen e Anilës, e cila është edhe punonjëse pranë strehëzës për gratë e dhunuara, tek struktura e strehëzës së emergjencës.
“Ngjarja është tronditëse, për çdo bashkëqytetar, për më tepër me persona që kanë punuar me të, e kanë njohur më nga afër. Anila ka qenë dy ditë më parë këtu, nuk shfaqi asnjë shenjë se kishte probleme. Ndoshta koha dhe angazhimi ishte shumë i shkurtër dhe në pamundësi për t’i shprehur problemet e saj”, tregon Boriçi për Report Tv.
Ajo shprehet e shokuar për ngjarjen, duke thënë se “është e pabesueshme që një krim i tillë të jetë bërë ndaj një personi që trajtonte vetë rastet e grave të dhunuara”.
Anilën e përshkruan si një profesioniste të përkushtuar.
“Kemi mbetur të tronditur dhe të shokuar kur kemi mësuar se ishte pikërisht ajo që e kishte pësuar këtë aksident. Anila ka punuar me 3 turne dhe asnjëherë s’ka shfaqur hezitim, asnjë gjë, ka ardhur edhe në turnin e natës, të pasdites, asnjëherë nuk ka pasur hezitim. Madje kishte angazhim dhe përkushtim maksimal në strehëz, me gra dhe fëmijë”, tha ajo, teksa ka përjashtuar pistën e xhelozisë në çift.
Trëndelina Boriçi shpreh shqetësim pasi ky rast që ka tronditur opinionin publik, është tregues i rasteve fatale të cilat duan ndërgjegjësim”.
Komente
