Trëndelina Boriçi, drejtuesja e shoqatës ku punonte Anila Prendushi (Ndoka)
Trëndelina Boriçi, drejtuese e shoqatës “Gruaja te Gruaja” në Shkodër, ka rrëfyer momente nga jeta e punonjëses, Anila Prendushit (Ndoka), e cila u plagos rëndë me plumb në kokë të martën nga bashkëhetuesi i saj Kol Manaj, i cili më pas vrau dhe veten.
Ajo ka treguar për lidhjen e Anilës, e cila është edhe punonjëse pranë strehëzës për gratë e dhunuara, tek struktura e strehëzës së emergjencës.
“Ngjarja është tronditëse, për çdo bashkëqytetar, për më tepër me persona që kanë punuar me të, e kanë njohur më nga afër. Anila ka qenë dy ditë më parë këtu, nuk shfaqi asnjë shenjë se kishte probleme. Ndoshta koha dhe angazhimi ishte shumë i shkurtër dhe në pamundësi për t’i shprehur problemet e saj”, tregon Boriçi për Report Tv.
Ajo shprehet e shokuar për ngjarjen, duke thënë se “është e pabesueshme që një krim i tillë të jetë bërë ndaj një personi që trajtonte vetë rastet e grave të dhunuara”.
Anilën e përshkruan si një profesioniste të përkushtuar.
“Kemi mbetur të tronditur dhe të shokuar kur kemi mësuar se ishte pikërisht ajo që e kishte pësuar këtë aksident. Anila ka punuar me 3 turne dhe asnjëherë s’ka shfaqur hezitim, asnjë gjë, ka ardhur edhe në turnin e natës, të pasdites, asnjëherë nuk ka pasur hezitim. Madje kishte angazhim dhe përkushtim maksimal në strehëz, me gra dhe fëmijë”, tha ajo, teksa ka përjashtuar pistën e xhelozisë në çift.
Trëndelina Boriçi shpreh shqetësim pasi ky rast që ka tronditur opinionin publik, është tregues i rasteve fatale të cilat duan ndërgjegjësim”.
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Tentoi të vriste bashkëjetuesen më pas vrau veten, çifti kishte debate dy javët e fundit! Anila kërkoi ndarjen, Kolë Manaj nuk pranoi! Flet drejtuesja e shoqatës
A.Q/r.k./ReportTv.al
