Vendi ku nodhi ngjarja në dhjetor të 2020

Plagosi kunatin në 31 dhjetor 2020 se i tha që do ndahej nga motra, arrestohet në Vlorë 17-vjeçari

4 Shkurt 2022, 14:42| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 14:44

  • Share

17-vjeçari Emanuel Koço ka rënë në prangat e Policisë sot në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim që më 31 dhjetor të vitit 2020 pasi plagosi kunatin.

Ngjarja u regjistrua në lagjen 'partizani', ku i mituri mori armën e shërbimit të babait, punonjës i paraburgimit të Vlorës, dhe qëlloi në drejtim të kunatit të tij, Xhuliano Muça, pasi ky i fundit i kishte thënë se do të ndahej nga motra e autorit.

Emanuel Koço qëlloi dy herë ndaj kunatit duke e lënë atë të plagosur dhe më pas u largua nga vendngjarja. Xhuliano Muça u dërgua në spital, ndërsa mundi t'i shpëtojë plagëve të marra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?