Është arrestuar autori i plagosjes së 20-vjeçarit, Tauland Beqiri, mbrëmjen e sotme në dhomën e një hoteli në Ksamil. Polica njofton se është arrestuar Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër. Blutë e Sarandës bëjnë me dije se plagosja me armë zjarri ka ndodhur nga pakujdesia. 20-vjeçari që mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
‘Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 33-vjecar. Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes. Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia. Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Lajmi kryesor:
Të shtëna me armë në Ksamil, plagoset 20-vjeçari në dhomën e hotelit! Arrestohet autori nga Shkodra! Policia: Ngjarja ndodhi nga pakujdesia
M.Q./ReportTv.al