Plagosi me armë 38 vjeçarin në Shkodër, policia vihet në ndjekje të autorit

1 Shtator 2020, 17:03| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 17:04

  • Share

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në  zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, 38 vjeçari me iniciale T.L, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës,  si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Policia ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, 29 vjeçarin me iniciale L.K, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Shkodra tronditet sërish nga të shtënat me armë zjarri, plagoset 38 vjeçari


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?