VLORË- 34-vjeçari Luan Dollani në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë një 64-vjeçar për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 maji në Vlorë. Burimet paraprake bëjnë me dije se në momentin që janë konfliktuar kanë qenë në gjendje të dehur.
Nga veprimet hetimore të deritanishme se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, 64 vjeçarit, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.