VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman në Gjipe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 15 qershor në zonën bregdetare të Gjipesë, ku turisti gjerman u godit nga helika e një gomoneje që drejtohej nga, Krenar Velaj 27- vjeç. Ai ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt.
Turisti gjerman ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat. Për pasojë, ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë.
Komente
