Plagosja e 2 serbëve në Shtërpcë nga ushtari i FSK, Berisha: Institucionet vepruan në kohë! Të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar ngjarjen me qëllime politike

7 Janar 2023, 11:15| Përditesimi: 7 Janar 2023, 11:33

  • Share

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 6 janar në Shtërpcë të Kosovës, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj serbë me armë zjarri, për të cilën është arrestuar dhe autori i dyshuar, pjesëtar i FSK-së (Forcat e Sigurisë së Kosovës).

Berisha e konsideron një krim të shëmtuar dhe përgëzon institucionet e Kosovës për reagimin në kohë lidhur me kapjen e autorit të dyshuar. Sipas tij, janë të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar këtë ngjarje me qëllime politike, për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.

“Një krim i shëmtuar!

Partia Demokratike dënon aktin e rëndë dhe të shëmtuar kriminal të plagosjes nga një shqiptar, të një fëmijë 11 veç dhe një të riu 21 vjeç të etnisë serbe në komunën e Shtrepces. Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve, institucionet e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit, dhe shtoj se janë të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar këtë akt kriminal të dënueshëm me qëllime politike për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.”, shkruan Berisha në një status të tijin në Facebook.


Lajmi kryesor:

Plagosja e 2 serbëve në Shtërpcë, familjarët e ushtarit të FSK-së: E bëri për vetëmbrojtje! Prokuroria: Patën mosmarrëveshje verbale


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?