Autori Azem Kurtaj

Plagosja e 2 serbëve në Shtërpcë, familjarët e ushtarit të FSK-së: E bëri për vetëmbrojtje! Prokuroria: Patën mosmarrëveshje verbale

7 Janar 2023, 09:36| Përditesimi: 7 Janar 2023, 19:35

  • Share

Dy të rinj serb, 11 dhe 21-vjeç, kushërinj, u qëlluan qëlluar me armë zjarri në afërsi të Shtërpcës në Kosovë në 6 janar nga një makinë në lëvizje, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës, ndërsa për këtë është arrestuar Azem Kurtajn, pjesëtar i FSK-së (Forcat e Sigurisë së Kosovës), i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Familjarët e ushtarit të FSK-së thotë se e bëri për vetëmbrojtje pasi i bllokuan rrugën.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ditën e sotme, pasi ka dhënë detajet rreth plagosjes së dy personave të premten në Shtërpcë, ka kërkuar nga gjykata që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në njoftimin thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.K., i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja ne tentativë”.

Po ashtu Prokuroria njofton se në ngjarjen e ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Gotovushë, komuna Shtërpcë, i dyshuari me dashje ka tentuar që t’i privoj nga jeta të dëmtuarit M. S dhe S.S., ku, pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, ka nxjerrë armën e markës “Mossberg” dhe ka shtënë dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasojë e këtyre goditjeve lëndime trupore.

Dy të rinjtë që kanë mbetur të plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas raportit të mjekut janë jashtë rrezikut për jetë Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe BE-je dhe SHBA-ja, të cilat e dënojnë sulmin dhe kërkojnë nga ana autoriteteve një hetim të plotë.

Dy të rinj serbë u qëlluan me armë zjarri një ditë më parë në afërsi të Shtërpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje. Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, u plagosën nga pjesëtari i FSK-së (Forcat e Sigurisë së Kosovës), Azem Kurtaj, i arrestuar si autor i dyshuar i plagosjes. Sipas mediave serbe ato u qëlluan teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.

Ora 22:43
Zbardhet dëshmia e nënës së njërit prej serbëve të plagosur nga ushtari i FSK-së: Shqiptari qëlloi drejt asfaltit jo ndaj djalit tim

Nëna e serbit të plagosur në incidentin e djeshëm në fshatin Drajkovcë afër Shtërpcës, Zorica Stojanoviq, ka deklaruar se sipas informacioneve që ka, personi i dyshuar për plagosjen e djalit të saj Stefan Stojanoviq nuk ka shtënë në drejtim të tyre, por se plumbi është ka bërë rikoshetë dhe ka plagosur djalin e saj në shpatull.

Në dëshminë e saj të dhënë për mediat serbe, nëna e të plagosurit thotë se ushtari i FSK-së, nuk kishte qëlluar drejt serbëve por në asfalt.

“Ai ka gjuajtur në rrugë, në asfalt, nuk ka qëlluar mbi ta dhe përveç djalit tim është plagosur edhe një i ri. Faleminderit Zotit që është gjallë dhe mirë”, tha Zorica Stojanoviq.

Ora 19:26
Plagosi 2 të rinj serbë, flet xhaxhai i ushtarit të FSK-së: I bllokuan rrugën! E bëri për vetëmbrojtje

1673036343_kurtaj.JPG

Familja e ushtarit të FSK-së Azem Kurtaj që plagosi 2 të rinj serbë në Shtërpcë e justifikon veprimin e tij duke thënë se ishte për vetëmbrojtje.

Xhaxhai i Azemit, Afrimi, në një bisedë për ‘Nacionalen’ tha se nipit të tij i ishte bllokuar rruga, ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rastin. Pak dimë edhe ne, por e dimë që iu ka blloku rruga edhe në mbrojtje ka gjuajtur. Ai (Azemi) ka qenë duke kalu andej. Arma sigurisht që ka qenë me leje”- tha Afrim Kurtaj.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe avokati, i cili sqaroi se gjendja emocionale e Kurtajt është e rëndë pas asaj që ka ndodhur të premten pasdite. Sipas asaj që i ka thënë ushtari, veprimi u bë për vetëmbrojtje.

 

Ora 14:22
Plagosja e 2 të rinjve serbë në Shtërpcë, SHBA dhe BE dënojnë sulmin: Autoritetet të kryejnë hetim të plotë


Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 6 janar në Gotovushë, në afërsi të Shtërpcës të Kosovës, ku dy të rinj serbë u plagosën me armë zjarri.

Ambasadori shprehet se SHBA-ja e dënon ngjarjen dhe se është mirë që autoritetet reaguan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin për sulmin.

“Ishte nder për mua që peshkopi Teodosije më ftoi të marr pjesë në shërbesën e mëngjesit për Krishtlindje dhe është traditë shekullore të përjetosh diçka të tillë. Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për t'iu përgjigjur shkurt asaj që ndodhi dje në Shtërpc, natyrisht në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përmendim se sa të tronditur jemi të gjithë nga ajo që ndodhi me dy të rinjtë që u qëlluan dhe sigurisht e dënojmë atë akt. Gjithashtu jemi mirënjohës që autoritetet vepruan shpejt dhe arrestuan të dyshuarin”, tha Hovenier  të shtunën në mëngjes teksa po merr pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve në manastirin e Graçanicës.

Sulmin ndaj dy  rinjve serb e dënoi dhe Bashkimi Evropian, Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka kërkuar që autoritet të hetojnë rastin.

“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.

Ora 11:15
Plagosja e 2 serbëve në Shtërpcë nga ushtari i FSK, Berisha: Institucionet vepruan në kohë! Të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar ngjarjen me qëllime politike

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 6 janar në Shtërpcë të Kosovës, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj serbë me armë zjarri, për të cilën është arrestuar dhe autori i dyshuar, pjesëtar i FSK-së (Forcat e Sigurisë së Kosovës).

Berisha e konsideron një krim të shëmtuar dhe përgëzon institucionet e Kosovës për reagimin në kohë lidhur me kapjen e autorit të dyshuar. Sipas tij, janë të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar këtë ngjarje me qëllime politike, për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.

“Një krim i shëmtuar!

Partia Demokratike dënon aktin e rëndë dhe të shëmtuar kriminal të plagosjes nga një shqiptar, të një fëmijë 11 veç dhe një të riu 21 vjeç të etnisë serbe në komunën e Shtrepces. Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve, institucionet e Kosovës për reagimin e tyre të shpejtë ligjor, identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit, dhe shtoj se janë të padenja përpjekjet e Beogradit për të shfrytëzuar këtë akt kriminal të dënueshëm me qëllime politike për të rënduar marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë.”, shkruan Berisha në një status të tijin në Facebook.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 07/01/2023 12:52

    I ka futur EDI RAMA per ti vrare Serbet! Keshtu e mendon non grata.

    Përgjigju
  • Arben: 07/01/2023 12:14

    Azem Kurtaj na ben krenarē qē jemi shqiptarë! Me serbin nuk ka ndryshe, derisa te largohen nga Kosova ne fillim dhe nga Ballkani me pas! Sali Berisha ben tradheti qe dënon Azem trimin! Turp edhe për institucionet e Kosovës që e arrestuan këtë hero! Ai është një Skëndërbe i rilindur, një Isa Boletin i rilindur, një Ballist Morina. Sa të kemi kësi trimash, ne shqiptarët duhet të jemi të qetë dhe të sigurtë!

    Përgjigju
    • Tunxhben: 07/01/2023 20:05

      I ke rënë pikës; të lumtë penda! Të mos harrojmë dhe kontributin e vyer të Mahatma Gandit dhe Nelson Mandelës, të cilët gjithsesi mund t'i afrohen sadopak figurës legjendare të Ballist Morinës.

  • Mala: 07/01/2023 09:49

    Qeveria dhe shqiptaret e Kosoves, nuk kane harruar "Rastin Panda",apo protestat e filluar ne F ushe-Kosove.Kjo i ngjne mundesise se "Rastit Panda" edhe fillimit te proves se protestave ne Fushe-Kosove te cilat me vone u shtrijne ne gjithe Kosoven,ne Mal te Zi,Kroaci e deri ne slloveni.Mos edhe kjo "tentim vrasjeje",veleresim politik,jo i organeve kompetetente.Mos i beni hygjym vetit!

    Përgjigju
    • Al Albani: 07/01/2023 21:32

      Vucico pedero bashke me popullin serb kane qindra vjet qe vrasin e masakrojne i djegin foshnjat femijet grate plaka e pleq vetem se jane autoktone ne shtepite e tyre e nuk kane kerkuar kurre falje dhe kurre nuk jane penduar per masakrat qe kane kryer Sa popull i ulet qe jemi kthyer ne Shqipetaret na vrasin na perdhunojne na masakrojne dhe ne kurre nuk nuk i nxjerrim para pergjegjesise po vazhdojme denojme veten tone njerezit tane per per nje plagosje behet nami nami Po per ata Shqipetare te maskruar qe vriten brenda burgjeve serbe edhe para disa javesh u nje Shqipetare Jemi nje popull vk popull rote k popull analfabet popull kacak qe vecse vrasim kot tallin trapin komshijte tane na vrasin si dele dhe ne akoma nuk dime te nxjerimm para pergjegjesise keta barbare pijaneca frikacake serb e grek Populli jone po kthehet ne nje big brother perputhen bordello skizofrenash e skizofrene Popull qe nuk po tregon qe nuk di te bej shtet dhe fqinjet tane mbase kane te drejte qe kerkojne te na shfarosin Si mund te shpjegohet ne kosove u bene masakra masive dhe shume nga masakruesit jane te lire dhe jane heronje Kur UCK qe luftoje ishte populli qe mbrojti kosoven po humbet rendesin dhe vendin po ja ze Matoshi me shoqet Te thuash jam krenar qe jam Shqipetare nuk ka kuptim me Krenar per ke per Kevinen kthella per Antonelen per Mikelen per ke Femra jone e tregoi veten qe nuk ka qene e mire po ka pas nevojen e mashkullit per tu mbrojtur fakti tregoje qe degjenerimn e perqafuan me shpejt se popujt e tjere Femra jone nuk meriton me respekt E ka shpirtin steree Mashkulli nuk ka me fuqi se e fusin ne burg i marrin femijet i marrin leket prokuroret e gjyqtaret i marrin pronen Mashkulli Shqipetare po mbaron edhe ca vite do behet si ai ne Britannia do vi Africani do ja mari gruan cupen dhe do thoj shushhhh

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?