Plagosja e 45-vjeçarit nga efektivi i policisë, Vocaj: Kam folur me autorin që të dorëzohet, është në gjendje të rëndë psikologjike

19 Gusht, 15:51| Përditesimi: 19 Gusht, 18:18

  • Share

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka folur rreth plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.

Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas tij efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike. Vocaj tha se fakti që e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit do të thotë se nuk ka dashur që ta vrasë. Propabiliteti shtoi Vocaj është se autori mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, megjithëse nuk ka qenë në orar pune në ato momente.

'Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin ën Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetim, mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Nuk e dimë nga është i plagosuri. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotë. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën.’- tha Vocaj.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Polici plagos punonjësin e 'ERE' te ‘Komuna e Parisit’! E qëlloi me 6 plumba, i bëri foto e u largua! Dyshohet se kishte lidhje me gruan e efektivit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?