TIRANË- Një nga zonat më të populluara të Tiranës, Komuna e Parisit u trondit nga të shtënat me armë të një efektivi policie që lanë të plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet, punonjës në Enti Rregulator të Energjisë (ERE). Pak pas orës 14:00 Erjon Goxhara, efektiv në drejtorinë e Kufirit në Laprakë, qëlloi me pistoletën e shërbimit 45-vjeçarin, kalimtar në trotuar, pranë një marketi te rreth-rrotullimi i Komunës së Parisit.
Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për 'motive të dobëta', por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar. Në kundërpërgjigje, Erjon Goxhara, me origjinë nga Memaliaj dhe me banim në zonën e Ali Demit në Tiranë, e ka qëlluar me armë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja.
Lorenc Kosta raportohet se ka marrë 6 plumba tek të dy këmbët, nga të cilët një në fund të barkut dhe u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa ndihmën e parë në vendngjarje ia dhanë kalimtarë të rastësishëm, siç dëgjohen në videon e siguruar nga Report Tv, edhe turistë të huaj.
Dinamika e ngjarjes, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën.
Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë i plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. 46-vjeçari ka parë Lorenc Kostën, ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Më pas dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.
Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin i cili ka qenë edhe komandat i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.
'Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet pasi me mjekët s’ka rrezik për jetën i autori .'- tha Vocjat drejtor i Policisë së Tiranës.
Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.
Autori i plagosjes Erjon Goxhara
Shënim: Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi dhe Sokol Dema.
Policia vë në dispozicion shpërblimin prej 10 mijë euro për këdo që ndihmon për të zbuluar vendndodhjen e Erjon Goxharës. Pasditen e 19 gushtit Punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë qëlloi me pistoletën Lorenc Kostën.
Policai e Tiranës e mbështetur nga Forcat Speciale të RENEA-s dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në periferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.
Policia vë në dispozicion dhe numrin kontaktit celular 069 41 11 546, për këdo që do të përcjellë informacion duke siguruar anonimatin e plotë.
Njoftimi i policise
Lidhur me ngjarjen e datës 19.08.2024, ku rreth orës orës 14:30, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur shtetasi Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, lindur në Berat dhe banues në Tiranë:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Agjensinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Drejtoria Rajonale Tiranë, pas kryerjes se veprimeve të thelluara hetimore dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur indentifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Erjon Goxhara, 46 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Nga terësia e veprimeve të thelluara hetimore e procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë, pyetja e dëshmitareve okularë, ka rezultuar se me datë 19.08.2024, rreth orës 14:00, në rrugën “Tish Daija”, përballë me market “Xhangolli”, Tiranë, shtetasi Erjon Xhevdet Goxhara i datëlindjes 27.01.1978, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, jashtë shërbimit, për motive të dobëta ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Lorenc Vasil Kosta, i datëlindjes 14.12.1979, banues në Tiranë, me arsim të lartë, i cili si pasojë e të shtënave ka marrë disa plagë në trup (bark dhe gjymtyrët e poshtme).
Menjëherë pas ngjarjes i dëmtuari Lorenc Kosta, është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i’u shmangur ndjekjes policore.
Gjatë këqyrjes se vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronxi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronxi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut, etj.
Lidhur më këtë ngjarje, janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike, të administruar nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitar okularë, dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor, me prova, të kësaj ngjarje kriminale, lokalizimin dhe kapjen e autorit Erjon Goxhara, i cili është shpallur në kërkim.
Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjërë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në përiferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendodhjen e personit të kërkuar Erjon Goxhara, vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 069 41 11 546, duke siguruar anonimatin e plotë.
Lorenc Kosta, 45-vjeç është plagosur ditën e sotme nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. 45-vjeçari është plagosur në pjesën e këmbëve dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Traumës. Lorenc Kosta mëson Report Tv është punonjës te Enti Rregulator i Energjisë nga Shqipërinë (ERE), me funksioni mbikëqyrës në inxhinierinë elektrike.
Hetuesit kanë dyshime të forta se Lorenc Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit Erjon Goxhara, dyshim i cili ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar.
Më pas dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka plagosur me armë zjarri Lorenc Kostën mesditën e sotme në Komuna e Parisit. Në vendin e ngjarjes thonë burime për Report Tv janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë dinamika si ka ndodhur ngjarja është e tillë: I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë.
46-vjeçari e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Shqiptarja.com sjell pamjet nga vendi i ngjarje ku mbeti i plagosur Lorenc Kosta 45-vjeç nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme (19 gusht) pranë një supermarketi te kompleksi ‘Kika2’ te Komuna e Parisit.
Siç shihet nga pamjet disa turistë të huaj i vijnë në ndihmë të plagosurit.
‘Are you ok?! Sit down!’ (Je mirë, ulu ulu...)’ dëgjohen ti thonë shtetasit e huaj.
Sipas dëshmitarëve dyshohet se Lorenc Kosta i ka ngacmuar partneren Erjon Goxharës.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka folur rreth plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.
Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas tij efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike. Vocaj tha se fakti që e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit do të thotë se nuk ka dashur që ta vrasë. Propabiliteti shtoi Vocaj është se autori mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, megjithëse nuk ka qenë në orar pune në ato momente.
'Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin ën Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetim, mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Nuk e dimë nga është i plagosuri. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotë. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën.’- tha Vocaj.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme te kompleksi ‘Kika’ te Komuna e Parisit në Tiranë. I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta dhe është qëlluar nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Shqiptarja.com ka siguruar foton e efektivit që ka qëlluar ndaj 45-vjeçarit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak dyshohet se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren.
Erjon Goxhara efektiv tek Drejtoria e Kufirit në Laprakë (deri në momentin kur ndodhi plagosja), ndërsa më parë ka punuar efektiv tek Forcat ‘Shqiponja’. 46-vjeçari ka qenë liruar nga policia me kërkesë të tij më herët, por ishte rikthyer sërish.
Disa thone tu behet test policeve. Si mund ti behet test per te pare se si do reagoje po ti kapesh apo ngacmosh gruan or teeeejjjjj
PërgjigjuKot nuk e kishte bere italjoni tek kampusi Veror shengjin ligjin! Kujdes grate e huaja thoshte nje nder pikat per italjont, do thone tani italjont ju kemi thene perpara po kafja nuk pihet ne kembe por ulur
PërgjigjuPer rastin ne fjale,me vjen keq qe shumica e komentuesve u lejohet te shprehin admirimin per zgjidhjen e situates me "pushke" ,me i lumte dora etj etj... Dmth popull delesh,me siguri qe te gjithe keta i kane briret 2 metra,perderisa e lavderojne kete polic,qe nuk eshte polic,po si nje pjese e madhe e burrave shqiptare,pa vetvleresim e mentalitet shpellar... Tung
PërgjigjuTirana ka beqaresha boll idjote.
PërgjigjuErjoni vjen nga nje familje e shkelqyer, djale i edukuar, baba shembullor shume familjar. Si arriti e beri kete veprim? Kushedi cfare tronditje do kete kaluar. Dorezohu bir, Zoti te ndihmofte ty dhe viktimen.
PërgjigjuNuk eshte tronditje jooo eshte vrasje me paramendim e mbetur ne tentative. Tronditje mundet te quhet nese do e kapte ne flagrance gruan psh. Eshte fryme e repartit te rrugecerve shqiponja kjo qe qellojne me arme qytetaret e paarmatosur.Se kur i qelloi ai para disa kohesh ja mbathen me vrap keta trimat sa lane dhe kolegun ne balte. Por nuk do denohet jo se mesa po lexojme qenka njeri i shokut Gramoz.
Bravo policit , tani te vej ne burg dhe gruaja te filloj me punjosit e Osshe tani ta le eres , pas atyre me te hipotekes dhe me radh . Ky te haj supen e burgut e ti bej mire. Kur te dalesh me leje nga burgu sdo te dalin plumbat per te vrar dashnoret e gruas. Merni shembull cuna se keni moral shume te fort ju shqiptaret
PërgjigjuQenka nipi i gruas te Gramoz Rucit, prandaj dhe Vocaj flet budadalleqe me gjysem zeri si psh nuk ka dashe ta vrase etj. Vrasesi nga menaliaj qenka dhe komisar edhe komandant ne Rinas. Kjo eshte policia qe nuk duam e mbushur me trafikante, te korupruar dhe vrases si ky fshatari. Nuk do beje fare burg ky vrases pasi hija e shokut Gramoz eshte e rende dhe me rrenje te thella ne krim. Kane zaptuar cdo gje dhe tani te vrasin pa u ndeshkuar.
PërgjigjuLencit i erdhi dekiku. Manjaku ures vajgurore qe sa zbriti ne qytet i ndriten syte. Situate te njejte te perseritur ka pasur edhe kur ishte punonjes ne KESH, aq sa sot mbahet si MEME (Lenci i Mil..es). Policit i ra halli dhe ska justifikim per veprimin e tij, por disa rrethana te cojne ne te tille situate. ERE eshte institucioni me pervers i cili duhet te shkrihet dhe te largohen pensionistat me prostat qe leshojne jarge e shtrengojne njerez. Ishalla Lenci e provon tek vajza e tij qe ta kuptoje peshen e plumbit.
PërgjigjuReparti shqiponja duhet shkrire i gjithi dhe kush mbetet duhet te kaloje ne nje veting te forte dhe te vertete. Qenka mbushur reparti plot fshatare nga memaliaj qe nxjerrin armen e shtetit dhe qellojne qytetaret si kafshe per motive personale. I sati rast eshte qe ndodh me keta rrugacet e Shqiponjave? Po rastin e Klodian Rashes e mbani mend? E ka qelluar si kafshe me paramendim, e ka fotografuar si maniak, ka marre rreckat dhe eshte aratisur. Vocaj thote eshte ne kushte te renda psikologiike. Jo ore jo eshte nj vrases me uniforme qe po bredh i lire.
PërgjigjuSa gjynah me vje per kete policin deri sa i ka gjujt ke kemba nuk ka dasht me vra po mbase cfare i ka ber naj gje te rende se ka lloj lloj gangsteri n qarkullim qe bredhin lire,gjynah i humbi te gjitha
PërgjigjuPo a justifikohet krimi, o sperme e derdhur kot. Po juve ju duhet hequr shtetesia e i duhet dhene qenve te rruges.
Policia qe duam. Njeri arrestohet per gjobvenie, tjetri per portale fake news, ky per tentative vrasje. Kaluam nga maloket e veriut, tek maloket e jugut. Vetem katnaret behen polica.
PërgjigjuNqs asht kshu si filtet. i lumt pushka.
PërgjigjuI lumt pushka, se veglat i ka var te dera - si puna jote.
Polici i ka bere hakun ketij rrugaci 45 vjec Keta tipa gengesteresh duhet ta dine qe ka djem qe te rruajn me thua prandaj bejn mir te mos ngacmojn njeri Te lumte dora o cun
PërgjigjuPo te kapte naj kalimtar apo cqr
N.q.s është e vërtetë ajo që thuhet i lumtë dora.Por fakti që është polic nuk e nderon,nuk e justifikon.Ta bëtë fshehurazi ta lidhte ta çonte në një vend të fshehtë dhe ta tredhte mirë e mirë.
PërgjigjuI lumt dora ..te marrin vesh kto halabak se nuk ngacmohet ca tshikojsh nrrug
PërgjigjuPolici duhej te tregohej gjakftohte ka ruge te tjera per ta denuar provokatorin.I beri dem vetes,kjo eshte dhe nje paralajmerim per te gjithe gangsterat.
PërgjigjuI plagosuri eshte nga nje fshat I Dimalit.
PërgjigjuErjoni nje djal shembullor.kur ka arritur ai deri ktu imagjino sa tronditje ka patur.Se kan dal kto rq dhe ngacmojn grate e botes.
PërgjigjuPo ik o rrot se ste vret ai njeri qe eshte shembullor
Turizmi iku per lesh bubi me turizta qe shohin film live rruges! A more sistemi njepartiak nuk iku kurre
PërgjigjuFiks e vertete ama Amerikant edhe ato qe vijne ne Shqipëri gjysma Jane per lesh bubuje ‘ shiko lajmet ! Pastaj 3 njerez ka Shqipëria America oplot katerqind milion pajpell! Ne amerike edhe kandidatet flasin me xham , ehaaa iku per lesh shekulli me duket!
33 vjeçarja qëllohet për vdekje gjatë konfrontimit me trafikantët…. ne ameriken e madhe ;)
Ky sot hengri koqen e plumbit, ai tjetri para 1 muaji hengri dru derisa vdiq ke astiri. OR MOS NGACMONI ME GRAT E TE TJERVE SE KSHU DO PERFUNDONJ, SHIFNI MOR HALE PUNET TUJA PSE MERENI ME GRAT E TE TJERVE. A PAK BEQARE KA PTUUUUUU
PërgjigjuBejuni ndonje test psikologjik policve para se tu jepni arme
PërgjigjuO ti Colombia mos ma qaj hallin mu po meqe po na flitke per gjak dhe ai i plagosuri ka gjak dhe shpresoj mos te eci me mendesine qe gjaku lahet me gjak se kshu ka ren ne gremine ky vendi jon prej njerzve si puna juj me inteligjenc majmuni qe per nje llaf goje vriteni.
Po ti e ke mar grun me prove a keni gjok o te degjeneruar pse nuk e vrrau po e la gjall
mos ngacmo gruan e tjetrit...se nuk i dihet nisesh per lesh dhe del i rruar,,,ha,ha,ha ha,ha,ha....
PërgjigjuNuk janë motive të dobta por të forta. I lumtë dora.
PërgjigjuMos i fol policit se te vret
PërgjigjuErjoni djale i mire, respekte! Shembullor ne pune dhe i paperlyer! Ja ka bere shume borxh qe e ka plagosur se nuk ka mundesi! Me shume respekt ndaj uniformes! Ai oficer policie me pistolete ne brez spurdhjaku i ngacmon gruan! Mire ja ka bere!
PërgjigjuDuhet te ke qen jasht orarit pa uniform. Por njerzit thon mir ja beri i lumte dora, po sikur ta kish vrar prap mir ja beri? Se kur vriter ndonje nga kta "policet" e bejn deshmor ose thon "vrasje per shkak te detyres".
Djale i mire ose i keq ti qe e njeh flet. Per mua eshte nje individ i dobet psikologjikisht qe nuk duhej te ishte polic. Fakti qe eshte polic e ngarkon dy here me faj per perdorimin e armes ne keto kushte. Sipas teje ka arme dhe eshte i privilegjuar ta perdore keshtu? Atehere cfare ndryshimi ka nga rrugaçi nje oficer i trajnuar? Nuk ka asnje rrethane lehtesuese dhe asnje justifikim. Me shume respekt duhet te kemi per cdo njeri dhe jo per uniformen qe perdhoset ne kete menyre dhe ne menyra te tjera edhe me kriminale. Armen shteti ta ka dhene te mbrosh jeten tende dhe te qytetareve dhe jo te pushkatosh pa gjyq.
Mbeta duke thene HIQINI ARMET POLICEVE. 80% prej tyre kane patur llogari ne Skyecc dhe jane ne sherbim te krimit. Nuk u duhet arma per te ruajtur rendin. Mjaftojne shkopinjte e gomes dhe tazer. Nese ka nevoje per nderhyrje me arme eshte FNSH. Aq vend i vogel sa jemi mund te jene ne vendngjarje per pak minuta.
Përgjigjujo komuna e parisit,,,por komuna e ballshit,,beratit,,vlores,,fierit,,,sarandes,,korcez,,etj...
PërgjigjuKomuna e llakatundës atq, nuk degjoni cbenet a? Nehandertala me rroba njeriu nqarkullim a