Kronikë

Plagosja e ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Policia jep njoftimin zyrtar

29 Nëntor 2021, 18:52| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 18:53

  • Share

1638207768_shkoder.jpg

Policia sjell njoftim zyrtar për plagosjen e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. 

"Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit.

 Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes", njofton Policia. 


Lajmi kryesor:

Shkodër, për herë të dytë i bëhet atentat pranë shtëpisë, vdes në spital ish-kryetari i Velipojës! Gruaja: Pamë vetëm kur ra në tokë (konfirmon se u qëllua me silenciator)! Autori u largua në këmbë (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?