Plagosja e kushëririt të Durim Bamit, gjendet e shkrumbuar në Valias makina e autorëve (VIDEO)

5 Nëntor 2020, 09:14| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 10:51

  • Share

Gjatë kërkimeve në terren të policise kriminale të rrethit te Krujës për të zbardhur dhe dokumentuar plagosjen e ndodhur ditën e djeshme në Tapize ku mbeti i plagosur 35 vjeçari Ervin Kodra kushëri i Durim Bamit, policia ka gjetur në fshatin Valias autoveturen që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për të kryer plagosjen.

Autovetura është 'Volkswagen Golf 5' dhe u gjet totalisht e djegur madje nuk ka as numër shasie pasi i është fshirë. Makina është totalisht e djegur dhe brenda saj nuk janë gjetur armë apo sende të tjera.

Makina që u dogj sot në Tapizë

Kush është Durim Bami? Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. 


Lajmi kryesor:

Pritë me 5 plumba në Tapizë ishte kundër Durim Bamit! Plagoset kushëriri i tij, policia nuk po e gjen dot! Gjendet e shkrumbuar makina e autorëve


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?