Fatos Cenaj, shqiptari i plagosur

Bota

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

9 Qershor, 21:59| Përditesimi: 9 Qershor, 22:02

  • Share

1749499330_90001749493116xtosijpg213.jpg

Një skenar gjithnjë e më shqetësues po merr formë lidhur me plagosjen e rëndë të Fatos Cenajt, 59 vjeç, shqiptar dhe ish-punonjës policie i respektuar për vite me radhë në vendlindje.

Fillimisht u dyshua se ai ishte plagosur aksidentalisht nga një karabinë, ndoshta nga ndonjë banor i zonës që po provonte një armë të re. Por kjo pistë duket se ka rënë, ndërsa hetuesit po përqendrohen tek mundësia e një atentati të qëllimshëm.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, më 8 qershor, pak pas orës 08:00, në rrugën "Casoni Basse" në Fontaniva një zonë e qetë rurale, ideale për të goditur dhe për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se një makinë iu afrua Cenajt nga pas, teksa ai po shkonte me biçikletë drejt fermës ku punonte, rreth dy kilometra larg shtëpisë. Nga dritarja e automjetit, autori mund ta ketë qëlluar nga afërsia, duke e rrëzuar në tokë, raportojnë mediat në Itali. 

Plaga pranë veshit është thuajse e padukshme, çka ka shtuar dyshimet se mund të jetë përdorur një armë e vogël, ndoshta një pistoletë sportive me silenciator.

Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e një hakmarrjeje të mundshme. Dyshohet se gjatë karrierës si polic, Cenaj mund të ketë penguar ndonjë personazh të botës së krimit, i cili pas shumë vitesh ka kërkuar hakmarrje.

Gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike. Ai ndodhet në spital, nën kujdes intensiv dhe në rrezik për jetën. Të afërmit dhe miqtë përjashtojnë çdo konflikt personal në Itali në Fontaniva ai njihej si njeri i qetë dhe pa probleme me askënd.

Hetimet nga karabinierët e drejtuar nga nënkoloneli Enrico Zampolli po vijojnë me vështirësi. Grupi hetimor po analizon të dhënat celulare për të identifikuar çdo pajisje që ka kapur sinjal në zonën e ngjarjes në orët e atentatit një zonë ku mund të hysh e dalësh lehtësisht pa u vënë re.


Lajmi kryesor:

Itali/ Po shëtiste me biçikletë, shqiptari qëllohet me plumb në kokë! Dërgohet në spital, EMRI dhe pistat e hetimit (FOTOT)


H.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?