Foto ku ndodhi ngjarja

Kronikë

Plagosja me armë zjarri e 29-vjeçarit në Orikum, arrestohet bashkëpunëtori i autorit

1 Maj, 13:43| Përditesimi: 1 Maj, 13:58

  • Share

Vlorë- Një nga autorët e plagosjes së Sildi Velajt me armë zjarri në Orikum në janar të këtij viti ka rënë në prangat e policisë.

Ndaj Emiljano Belloj, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për shtetasin në kërkim E. B., 36 vjeç, banues në Orikum, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., më datë 26.01.2025, në Orikum, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave që ndodheshin në një lokal, ku si pasojë mbeti i plagosur shtetasi S. V", informoi sot policia.

29-vjeçari u plagos me armë zjarri mbrëmjen e 26 janarit pranë një karburanti në Orikum teksa po luante letra. Ashtu edhe si u raportua në atë kohë Qerim Bello për shkak të motiveve të dobëta qëlloi 10 herë në drejtim të tij dhe më pas u largua me makinë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?