Vlorë/ I tha që do të ndahej nga motra e tij, i riu i merr armën babait dhe plagos kunatin! 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital! (VIDEO)

31 Dhjetor 2020, 12:09| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 14:59

  • Share

VLORË- Një konflikt në familje ka përfunduar deri me përdorimin e armëve, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lagjen ‘Partizani’.

Gazetari i Report Tv, mëson se i riu me inicialet E.K ka qëllua në drejtim të kunatit të tij, pasi ky i fundit i kishte thënë se do të ndahej nga motra e autorit. Mësohet se E.K. ka marrë armën e babait të tij, i cili është punonjës i paraburgimit të Vlorës dhe ka qëlluar në drejtim të kunatit 2 herë. 25-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa i riu së bashku me babanë e tij, A.K., janë shoqëruar në Komisariat.

Në dëshminë e tij, babai ka dhënë versionin e plotë të ngjarjes ku ka deklaruar “më ka marrë armën dhe ka qëlluar 2 herë në drejtim të personin duke e lënë të plagosur dhëndrin”.

I afërmi i vajzës, thotë se çifti i të rinjve kishte pasur një konflikt, pasi djali i kishte kërkuar ndarjen. 

“Altini është dhëndri im. Ngjarjen e mora vesh nga shtëpia. S’ka pasur konflikt me kunatin, e ndau ai, tani nuk e dimë si e ndau si e bëri, çupa ishte te ne. Xhuljano është ndarë 2-3 ditë, nuk është ndarje ajo. Nusen e Xhuljanos e kam mbesë, nuk e di si ka ndodhur gjë”, tha i afërmi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?