Himarë - Një plagosje me armë zjarri pistoletë ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje (31 korrik). Sipas informacioneve rreth orës 02:20, një i ri është qëlluar me plumb në dorë teksa po pinte alkool në lokal me një shok.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër person i përfshirë në konflikt.
Dy miqtë mësohet se kanë nisur një debat në tavolinë dhe njëri prej tyre, Hekuran Çelaj ka nxjerrë armën duke qëlluar me pistoletë, Erald Shullazin.
33-vjeçari me origjinë nga Kruja ka marrë një plumb në pjesën e dorës ndërsa tashmë ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Hekuran Çelaj, autori i dyshuar filimisht është arratisur nga vendi i ngjarjes. Megjithatë arratisja ka zgjatur shumë pak pasi blutë e Himarës arritën të ndalonin autorin dhe një person tjetër, konkretisht Albert Dollaku.
Njoftimi i policisë:
Borsh, Himarë/Vijojnë veprimet hetimore për ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas. Arrestohet autori i dyshuar, shpallet në kërkim edhe një tjetër shtetas i përfshirë në konflikt.
Më datë 31.07.2025, rreth orës 02:20, në një lokal në fshatin Borsh, Himarë, shtetasi Hekuran Çelaj,, 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, gjatë të cilit është goditur me grushte nga shtetasi E. V., 55 vjeç, banues në Tiranë. Pas këtij momenti, shtetasi Hekuran Çelaj është larguar nga ambientet e lokalit dhe është rikthyer me një armë zjarri automatik, me të cilën ka qëlluar në drejtim të automjetit tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Erald Shullazin, 33 vjeç, duke e plagosur në shpatull dhe në këmbë. Ky shtetas ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi Hekuran Çelaj, ka goditur me qytën e armës edhe shtetasin Albert Dollaku, 43 vjeç.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Hekuran Çelaj, për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe shtetasi Edmond Vlashi, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Komente

Shullazi Dollaku...kan te bojn me ata te fortet keta?
Përgjigju