VLORË – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, ku një 25-vjeçar është plagosur me thikë në një berberhane nga një 24-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa i plagosuri, me inicialet M.Sh. është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Ende nuk dihet shkaku konkret që çoi në përdorimin e armës së ftohtë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit me inicialet Sh.S..
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Komente
