VLORË- Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Vlorës rreth orës 13:20 në lagjen 24 maji. Rigert Dine ka mbetur i plagosur në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta ku 40-vjeçari me iniciale G.K., ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij 30-vjeçar Rigert Dine.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, me iniciale G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Rigert Dine ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.