Kronikë

Planet në SKY ECC kundër Plaurent Dervishajt, 'Rrumi i Shijakut': Po u hap loja, do shkojë gjuj ne dhe gjuj ata

5 Tetor, 18:08| Përditesimi: 5 Tetor, 18:16

  • Share

1759680969_rrumiishijakut.jpg

Hetimi i SPAK ndaj Astrit Avdylajt e Aleksandër Laho, të dyshuar si drejtues grupesh kriminale të përfshira në vrasje dhe abuzime me pronat ka nxjerrë në dritë edhe planet për eliminimin e grupeve kundërshtare.

Një bisedë në SKY ECC, pjesë e dosjes hetimore, teksa diskutohet mbi vrasjen e Edmir Bregut, i thirrur me nofkën “Maloku”, Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut thotë se “koka” është Lenti, Plaurent Dervishaj dhe se të tjerët janë “pemë pa kokrra” para tij.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Aleksandër Laho: Maloku ësht pem pa kokrra po u kap Lenti. Kshu mendoj unë.

Elidon Avduli: Vlla, un po mar hakun.

Aleksandër Laho: Se po u hap loja, do shkoj gjuj neve gjuj ata, gjuk kta. E bjeri ti bim. Koka shok, koka osht Lenti. Llogarit çdo gjo. Atë po. Boje, po sigurohu mos me dal huq.

Elidon Avduli: Jo e vlla. Jo aty 10 veta do i shkojmë.

Aleksandër Laho: Kjo është kryesorja. Hap thashetheme sikur s’ke bo gjo ti. Të përzihet opinioni nga puna shtetit. Se shteti punon. Sikur i kan gjujt punë malli. Sikur kan bo kollare. Përzije opinionin.

Elidon Avduli: Po ashtu dume me e ngec në valle. Po ashu e kemi menu, ashu ngel ai.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ 'Po erdhi Rama na fiku', Rrumi i Shijakut ‘klering’ pronash me Avdylajt për vrasjen e armiqve: Më hiqni qafe Lul Berishën, Plaurentin e Mond Çekiçin


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?